Përmbysje e madhe e Partizanit ndaj Teutës, fitorja e parë për Iulianon

Përmbysje e madhe e Partizanit ndaj Teutës, fitorja e parë për Iulianon

18:54, 12/10/2017

U luajt në “Niko Dovana” të Durrësit sfida e vlefshme për javën e 5-të të Superiores mes Teutës dhe Partizanit, shkruan SYRI.net.

Të kuqtë fituan me rezultatin  2-1, duke marrë tripikëshin e parë në këtë kampionat, pas dy barazimesh dhe dy humbjeve të katër takimet e mëparshme.

Në minutën e 17-të është Dosti që me një gjuajtje të saktë nga një goditje standarte kalon durrsakët në avantazh.

Në minutën e 24-t Teuta ka mundësinë më të mirë për të dyfishuar shifrat, por Nijas Lena gabon nga pika e bardhë e 11-metërshit.

Limiti i kohës së rregullt të pjesës së parë është me fat për Partizanin. Trashi barazon rezultatin me një gjuajtje të saktë me kokë. 1-1 dhe për të kuqtë ky ishte goli i parë në këtë kampionat.  

Në minutën e 80-të ka një faull brenda zone dhe pas ekzekutimit Partizani fiton një 11-metërsh. Sukaj gjuan saktë dhe 2-1 për të kuqtë.

Teuta e mbyll ndeshjen me 9 lojtarë pas daljes me karton të kuq e Shehajt dhe Dedic.

Goli i Teutës

Penalltia

Goli i Trashit

Goli i Sukajt

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment