Kosova humb 70 milionë euro vetëm nga ngërçi institucional

Kosova humb 70 milionë euro vetëm nga ngërçi institucional

11:21, 03/09/2017
A+ Aa A-

Kosova rrezikon t’i humbasë 70.5 milionë euro vetëm nga Bashkimi Evropian nëse deri në fund të vitit nuk bëhet konstituimi i institucioneve.

Ky është vetëm njëri nga fondet, në mesin e të tjerave, që mund të humbet, pasi vendi vazhdon të ketë krizë institucionale.

Zyra e BE-së në Kosovë ka bërë të ditur se kjo shumë, që është e ndarë në dy pjesë, lidhet me fondet e Instrumentit të Ndihmës së Para-anëtarësimit, i njohur ndryshe si IPA.

Pjesa e parë, sipas tyre, ka të bëjë me projektet në vlerë prej 45.5 milionë euro, të financuara dhe të menaxhuara nga BE-ja dhe që është nënshkruar nga Komisioni Evropian dhe Qeveria në marsin e këtij viti.

Përderisa pjesa e dytë, sipas BE-së, mbulon Mbështetjen e Buxhetit për Administratë Publike në vlerë të 25 milionë eurove, gjë e cila pritet të nënshkruhet me Qeverinë.

KTV-ja ka bërë kërkesë edhe në zyrën e Fondit Monetar Ndërkombëtar për të kuptuar shumën që institucionet e vendit do ta përfitonin nga ky institucion.

Bazuar në të dhënat e ofruara, FMN-ja kishte planifikuar t’i transferonte rreth 15 milionë euro në buxhetin e vendit në kuadër të marrëveshjes Stand By 4.

Por, që këto mjete nuk mund të dalin derisa ekzekutivi nuk i plotëson kushtet e parapara në Stand By 3, pjesë e së cilës ishin edhe ndryshimet që duhet t’i bëhen ligjit për veteranët.

Ndërkaq, në gushtin e këtij viti, qeveria kishte arritur marrëveshje me Bankën Botërore, nga e cila do të merrte kredi në vlerë prej rreth 34.4 milionë eurosh.

Këto marrëveshje kishin të bënin me financimin e projektit për konkurrueshmërinë dhe gatishmërinë për eksport dhe financim shtesë për projektin për bujqësinë dhe zhvillimin rural.

Edhe këto mjete të nevojshme hyjnë në fuqi vetëm atëherë kur merret drita e gjelbër nga Kuvendi.

Në mungesë të këtyre mjeteve dhe në probleme për sigurimin e mjeteve për shkak të mungesës së rishikimit, Qeveria i mori 10 milionë nga ankandi me letrat me vlerë dhe që do të shkojnë në financim të buxhetit/zeri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

fery03/09/2017 14:55

Po , keshtu jemi ne shqiptaret ,e teza e vehtes , punojme sipas logjikes " ta djegim nji shpi , ta pjekur nji buke "

Shto koment

Denonco