Ekipe të specializuara të SHIK-ut i kryen vrasjet, koha do të tregojë se ideologët e vërtetë kanë qenë Adem Demaçi dhe Rexhep Qosja

Ekipe të specializuara të SHIK-ut i kryen vrasjet, koha do të tregojë se ideologët e vërtetë kanë qenë Adem Demaçi dhe Rexhep Qosja

21:39, 31/08/2017
A+ Aa A-

Duke komentuar shkrimin “Kush e goditi eskortën e presidentit Rugova?” të Gani Mehmetajt, publicisti dhe opinionisti, Sefedin Krasniqi, përmes një postimi në facebook, ka shkruar se të gjitha vrasjet janë bërë me urdhër të LPK-së.

“Këta aktivistë të LPK-së, pasi mbanin mbledhje në perëndim dhe tiranë, vendimet i shkruanin në komunikata se kush duhej të vritej, i denonin njerëzit me vdekje, pastaj ekipe të specializuara të SHIK-ut vraninë shqiptarë sikur Millosheviqi në kohën e vet, por këta kanë qenë më brutal”, ka shkruar Krasniqi, përcjellë “Bota sot”.

Sipas tij, ideologë të këtyre kane qene Adem Demaçi e Rexhep Qosja.

“Koha do të tregojë se ideologët e vërtetë kanë qenë Adem Demaçi dhe Rexhep Qosja bashkë me garden e vjeter te PS të Shqipërisë së Rexhep Mejdanit të Fatos Nanos e sidomos të SHIK-t të Fatos Klosit”, shkruan Krasniqi.

Ja postimi i plotë i tij:

Çdo shqiptar normal, madje edhe të çmendurit deri në një shkallë, duhat ta lexojnë këtë shkrim të Gani Mehmetajt dhe të kuptojnë se kush ishte SHIK-u, gjegjësisht UÇK-dega e LPK-së. LPK, e cila për më se 20 vite veproi në perëndim, sidomos Zvicër e Gjermani, Suedi, etj. Shfrytëzoi guerilen e Kosoves dhe pasi e futi nën kontroll e emërtoi UÇK, nuk luftoi për çlirimin e trojeve shqiptare, por për vrasjen e kundërshtarëve politik, në veçanti të LDK-së.

Këta aktivistë të LPK-së, pasi mbanin mbledhje në perëndim dhe tiranë, vendimet i shkruanin në komunikata se kush duhej të vritej, i denonin njerëzit me vdekje, pastaj ekipe të specializuara të SHIK-ut vraninë shqiptarë sikur Millosheviqi në kohën e vet, por këta kanë qenë më brutal.

Është me rëndësi të veçantë të dihet se ku fshihen sot ata ideologë, në cilën parti. ata më të regjurit "fshihen" në PDK, AAK, LVV, NISMA. Koha do të tregojë se ideologët e vërtetë kanë qenë Adem Demaçi dhe Rexhep Qosja bashkë me garden e vjeter te PS të Shqipërisë së Rexhep Mejdanit të Fatos Nanos e sidomos të SHIK-t të Fatos Klosit.

Të gjithë këta, me një emër, i kam quajtur komandantët e Rognerit. Të gjithë këta veteranë të UÇK-së të dalur nga levizja terroriste - LPK, janë kriminelë të Kosovës. janë kriminelë që kanë planifikuar dhe vrarë shqiptarët e Kosovës për të ardhur në pushtet me pushkë. Këta sot po veprojnë njësoj me institucionet e Kosovës. në mbrëmje i kanë numrat, në mëngjes iu zhduken!!! /Botasot.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    fery04/09/2017 12:02

    Adem Demaqi ne burgun e Gradishkes se Kroacise jetonte si veshka ne dhjam.Ishte i privilegjuar kurse , ne burg ishte jo pse kishte be dicka por , ishte perpunuar nga autoritetet e burgut dhe kishte pranuar te bashkepunoje me ta dhe me regjimin serbosllav si spiun duke i denoncuar te burgosurit e ri politik shqiptar nga Kosova duke ushtruar presion mbi ta prr ti pervetsuar qe ata te rije shqiptar te behen vegel e regjimit serb.Per kete tregon ne librin e tij Vladimir Sheks , ish Kryetar i Parlamentit kroat dhe Zyrtar i larte i Baskesise Demokratike te Kroacise ( HDZ ) , sot , parti ne pushtet, i cili ,ne nji bisede rasti ne burg, i kishte thene Demaqit : " pse po i urdhron keta te rij , te burgosur politik shqiptar ti refuzojne te drejrat e tyre qe u takojne si te burgosur politik " Demaqi : " shqiptaret i refuzojne te drejrat dhe ligjet e armikut " Sheks : " nese sot keta shqiptare ne burg i refuzojne ligjet e armikut , neser ne liri , kure te beheni shtet i pavarur , do ti refuzojne edhe ligjet e shtetit te tyre "...! Rexheo Qosja , shkruan koha ditore e dites se zgjedhjeve presidenciale te 1998 se : " keto zgjedhje do te shkojne ne plehun e historise " por , pase clirimit te Kosoves , ne zgjedhjet e para parlamentare te vitit 2001 , Rexhep Qosja formoi dhe regjistroi Partine e tij qe e pagezoi me LBD ( Lëvizja e Bashkuar demokratike ) mirpo , kure erdhi koha te matet ne mejdanin e Kosoves , Partia e tije LBD fitoi vetem 0.47 % te ( as edhe gjysem % ) te votava dhe , Rexhep Qosja , i cili ne shkrimin e tij te 199& , ne. " kohen ditore " provoi ta qonte presidentin Rugova ne plehun e historise , me kete rezulltat zgjedhor , ai vehtevehten e qoi ne plehun e historise dhe sot , si ka mbete gje tjeter vetem te llomotit e te qirret si, " shpetimtar dhe baba i kombit " por , e verteta eshte se populli i Kosoves ate e dergoi ne plehra te historise shqiptare E vertete , njeri nga burgu dhe tjetri ne liri , bene kreditne ne Kosove dhe indoktrinuan , manipulun e blene me para media, analist e politikan shqiptar per propagandimin e qelimeve te tyre destruktive antishqiptare duke u fshehur per nji kohe te gjate prapa perdes " se patriotizmit dhe rezistences shqiptare "

    Shto koment

    Denonco