LSDM dhe VMRO të gatshme për zgjedhjet lokale

LSDM dhe VMRO të gatshme për zgjedhjet lokale

00:20, 22/07/2017
A+ Aa A-

Zgjedhjet lokale nga kryetari i Kuvendit do të duhet të shpallen më 6 gusht, nëse nuk ndryshon asgjë në lidhje me mbajtjen e tyre, për të cilat është caktuar data 15 tetori. Kështu ka deklaruar kryeparlamentari Talat Xhaferi, në intervisë për agjencinë e lajmeve MIA.

TALAT XHAFERI, KRYETAR I KUVENDIT

“Nëse kështu shkojnë punët, 6 gushti është afati i fundit që t’i shpall zgjedhjet lokale dhe me atë të fillojnë të rrjedhin afatet dhe organizimi lidhur me zgjedhjet lokale dhe më pas do të punonim deri në fillim të fushatës parazgjedhore deri më 25 shtator”.

Për mbajtjen e zgjedhjeve lokale më 15 tetor, dakordohet edhe LSDM-ja dhe VMRO-DPMNE-ja. Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski tha se janë të gatshëm për zgjedhjet lokale, por se do të kërkojnë edhe zgjedhjet të parakohshme parlamentare.

ILIJA DIMOVSKI, VMRO-DPMNE

“Ne jemi të gatshëm në çdo moment të shkojmë në zgjedhjet lokale, shpresojmë se LSDM do të mbesë në qëndrimin që duhet të mbahen zgjedhjet lokale dhe çdo ditë do të kërkojmë që të mbahen zgjedhje të parakohshme  parlamentare, për shkak se me rishikimin e buxhetit, me fshehjen e procedurës në lidhje me politikën me Bullgarinë, ripunësimi i kuadrove partiak edhe punësimeve të të ashtuquajturve revolucioner laraman”.

Por, deputeti i LSDM-së Petre Shilegov tha se nuk ka asnjë arsye që pse të shtyhen zgjedhjet lokale. Lidhur me kërkesën e VMRO-DPMNE-së edhe për  zgjedhje të parakohshme parlamentare, Shilegov nënvizoi se kryesia e VMRO-DPMNE-së fillimisht duhet të japë llogari për keqpërdorimin e pushtetit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco