'Shenjtëria e Tij' Ivanov takohet sot me Putinin

'Shenjtëria e Tij' Ivanov takohet sot me Putinin

09:56, 24/05/2017
A+ Aa A-

Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, sot do të takohet me presidentin e Federatës Ruse, Vlladimir Putin.

Pas dhënies së çmimit presidentit Ivanov “Shenjtëria e tij e Patriarkut të Moskës dhe në të gjithë Rusinë Aleksej i Dytë”, për vitin 2016, nga patriarku i Kishës Ortodokse të Rusisë, Kiril, në ceremoninë solemne që u mbajt dje në tempullin “Hristos” në Moskë, Ivanov sot gjithashtu do të takohet me kryetarin e Federatës ruse, Vlladimir Putin.

Nuk dihet saktë se për çfarë do të takohen Putin-Ivanov, por me siguri në lidhje me situatën politike në Maqedoni dhe hapat e mëtejshëm të Maqedonisë dhe Rusisë si dy shtete me raporte të mira diplomatike./express

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco