Zgjedhjet në Kosovë do të mbahen më 11 ose 18 qershor

Zgjedhjet në Kosovë do të mbahen më 11 ose 18 qershor

13:23, 11/05/2017
A+ Aa A-

Diskutimi rreth datës ishte temë qendrore e një takimi të përbashkët konsultativ që presidenti Hashim Thaçi, e thirri me përfaqësuesit e partive politike pas vendimit për shpërbërjen e Kuvendit të Kosovës.

Pas takimit, presidenti Thaçi u paraqit para medieve duke thënë se ai shumë shpejt do të vendos rreth datës përfundimtare, duke vendosur të zgjedh njërën nga dy propozimet që kishte dëgjuar nga partitë politike, dhe ato ishin 11 dhe 18 qershor, njofton RTK.

Në këtë takim, nuk mori pjesë vetëm Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila pas votimit të mocionit për rrëzimin e qeverisë nga ana e Partisë Demokratike të Kosovës, është deklaruar se nuk e njeh Thaçin si president të vendit.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare u nxitën pas një mocioni të mosbesimit për qeverinë në Kuvendin e Kosovës, të mërkurën, kur shumica e deputetëve votuan për rrëzimin e saj, transmeton REL.

Mocionin e mosbesimit e përkrahën edhe një pjesë e deputetëve të koalicionit qeveritar, përveç atyre të opozitës që e paraqitën atë në Kuvend.

Çështjet si demarkacioni i kufirit me Malin e Zi nuk arritën të përmbusheshin nga koalicioni shumicë në Kuvendin e Kosovës që çoi në mospajtime, ndërkohë që krijoi kundërshtim të fuqishëm nga partitë në opozitë.

Datat 11 dhe 18 qershor, të propozuara për zgjedhjet e parakohshme

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi kërkon monitorim masiv të zgjedhjeve që pritet të vendosen nëse do të mbahen më 11 apo 18 qershor, pasi sipas tij në përcaktimin e datës së zgjedhjeve duhet të merren parasysh të gjithë faktorët.

“Bashkimit Evropian i kërkoj të angazhoj sa ma tepër vëzhduges, edhe të organazitavae të huaja e vendore, mediet për një proces të besueshëm,” është shprehur presidenti Thaçi në takim me përfaqësuesit e paritve politike, transmeton express.

Presidenti Thaçi dekretoi shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës një ditë më parë, pasi legjislativi i tha “Po” mocionit të opozitës për rrëzimin e Qeverisë./RTK

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco