Serbia thotë se Haradinaj nuk mund të ekstradohet në Shqipëri

Serbia thotë se Haradinaj nuk mund të ekstradohet në Shqipëri

12:59, 26/04/2017
A+ Aa A-

Një ditë para vendimit përfundimtar të Gjykatës së Colmarit për ekstradimin në Serbi apo lirimin e kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, mediat serbe kanë shkruar se frikësohen që Haradinaj mund të mos ekstradohet në Serbi pas marrjes së nënshtetësisë së Shqipërisë.

"Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj nuk mund të transferohet në Shqipëri vetëm për shkak se e ka marrë shtetësinë e këtij vendi, pasi ajo nuk është bazë për kërkimin e ekstradimit të tij".

Kështu kanë thënë në Ministrinë e Drejtësisë së Serbisë, transmeton Klan Kosova.

Në këtë ministri i kanë thënë Radio Televizionit të Serbisë, se “ani pse Haradinaj e ka marrë shtetësinë e Shqipërisë, kjo nuk është e rëndësishme për procesin në Colmar të Francës sepse kundër tij është ngritur procedurë në Serbi dhe Serbia e kërkon atë pavarësisht nga shtetësia që ka”.

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tash e rreth katër muaj po mbahet në ndalim në shtetin francez në bazë të një urdhërarresti të Serbisë të vitit 2004.

Ndalimi i liderit të AAK-së pritet të marrë fund nesër në seancën e tij të radhës në Colmar të Francës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco