Gazeta sebe: Erdogan po përgatit Thaçin e Ramën për luftë për Shqipërinë e Madhe

Gazeta sebe: Erdogan po përgatit Thaçin e Ramën për luftë për Shqipërinë e Madhe

07:51, 26/04/2017
A+ Aa A-

Media serbe shkruan sot se Kosova dhe Shqipëria po përgatiten për luftë me ndihmën e Turqisë për të realizuar idenë e Shqipërisë së Madhe. Gazeta serbe "Informer" në numrin e sotshëm të gazetës, në ballinë ka nxjerrë tekstin, ku thotë se “Erdogan po përgatit Thaçin e Ramën për luftë, për ta bërë Shqipërinë e Madhe”.

    Sipas atij pak teksti që shkruhet në ballinën e gazetës thuhet se agjentët turq në Shqipëri dhe Kosovë, bashkë me shqiptarët po përgatisin luftë në Ballkan. Ata sipas kësaj gazete po blejnë armë dhe raketa anti-tank. Plani thuhet të jetë ndërhyrja në veri të Kosovës të banuar me shumicë serbe, e të merret edhe Kumanova dhe Shkupi.

    Paratë për blerjen e armëve, sipas kësaj gazete po i jep multimilioneri prishtinas, Behgjet Pacolli.

    Me tekst të njejtë nesër ballinën e ka edhe gazeta tjetër serbe Vecernje Novosti, ku thuhet se “Agjentët turq po e shtyejnë projektin e Shqipërisë së Madhe”.

    "Këto tekste duket se janë shkruar në zyrat e Vuçiçit, pasi ai dje deklaroi se agjentët serbë kanë zbuluar se projekti i Ramës dhe Thaçit për Shqipërinë e Madhe po bëhet në koordinim me ndihmën e të paktën një shërbimi sekret të huaj, shkruan gazetametro.net.

    Vuçiç tha se është i habitur pak ngaqë Rama e Thaçi në idenë e tyre po punojnë me një shërbim i cili nuk është i ndonjë shteti nga superfuqitë botërore. Ai nuk e përmendi emrin se për shërbimin e cilit shtet bëhet fjalë, sigurisht për të mos nxitur konflikt diplomatik me Turqinë, por këtë ua ka dërguar mediave të kontrolluara prej tij. /Gazetametro.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    labi27/04/2017 21:10

    dy lider pushta..

    Shto koment

    Denonco