Këta janë njerëzit më të pasur në rajonin tonë

Këta janë njerëzit më të pasur në rajonin tonë

12:43, 17/01/2017
A+ Aa A-

Revista Forbes e ka publikuar listën me personat më të pasur për vitin 2016, ku radhiten edhe biznesmenë nga rajoni ynë.

SHBA është vendi me më shumë milionerë në botë, pastaj Kina, përderisa në Evropë vendin e parë e ndajnë Gjermania dhe Britania e Madhe janë me nga 120 milionerë, kurse e treta është Rusia me 88 milionerë, kurse në vijim e keni gjendjen e milionerëve në Ballkan.

Ndërsa, në Serbi, njeriu më i pasur është Filip Cepter, pasuria e të cilit arrin 5 pesë miliardë dollarë, pastaj Miodrag Kostiç, pronar i MK Group me 540 milionë dollarë pasuri.

Në Slloveni më të pasur janë Iza dhe Samo Login, ku pasuria e tyre arrin 700 milionë dollarë.

Në Kroaci më i pasur është nga familja Luksiç me 15 miliardë dollarë, transmeton Tetova Sot.

Në Maqedoni, Forbes thotë se në krye të personave më të pasur është Jordan Kamçev, pronari i Orka Holding, me 238 milionë dollarë, kurse i dyti është Minço Jordanov, pronar i Makstil me 234 milionë dollarë 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco