Një ditë pas zyrtarizimit të gjuhës shqipe/ “Vdekje për shqiptarët”, parrullat mbulojnë ...

Një ditë pas zyrtarizimit të gjuhës shqipe/ “Vdekje për shqiptarët”, parrullat mbulojnë ...

19:25, 15/03/2018
A+ Aa A-

Instituti për Trashigimi Shpirtërore e Kulturore të shqiptarëve sot në mëngjes është mbuluar me mesazhe antishqiptare, pasi në muret e Institutit është vizatuar një kryq i zi i cili është shoqëruar edhe me mbishkrimin ”Smrt za shiptari” apo ”Vdekje për shqiptarët”, raporton agjencia e lajmeve “Ina”.

Për këtë ka reaguar edhe Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, e cila në një deklaratë për mediat, thotë se “shpreh indinjatën e thellë dhe dënon gjuhën e urrejtjes e sloganet ksenofobe kundër shqiptarëve në muret rrethuese të Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup”.

Kjo vjen nje dite pas votimit mes tensioneve ne Parlamentin e Maqedonise te ligjit te gjuheve, qe zyrtarizon edhe perdorimin e shqipes.

Deklarata

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë shpreh indinjatën e thellë dhe dënon gjuhën e urrejtjes e sloganet ksenofobe kundër shqiptarëve në muret rrethuese të Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup.

Kjo është hera e disatë që institucionet kulturore që ruajnë dhe pasqyrojnë  historinë, traditat, gjuhën dhe kulturën shqiptare dhunohen qëllimisht e në mënyrë të papranueshme nga akte, të cilat kërkojnë të mbjellin urrejtje, përçarje e të nxisin tensione mes komuniteteve. Këto akte, pikërisht në momentet kur afrimi dhe kohezioni ndëretnik njeh hapa progresi drejt forcimit të mëtejshëm janë sulm i drejtëpërdrejtë ndaj paqes, stabilitetit e harmonisë ndëretnike në vendin fqinj.

Besojmë se këto sulme janë veprime të një grupi të vogël njerëzish të nxitur nga ndjenjat nacionaliste ekstreme, si dhe veprimet obstruksioniste e retorika e dëmshme e ditëve të fundit nga segmente të politkës së vjetër pas miratimit të Ligjit për Përdorimin e Gjuhës Shqipe në Maqedoni.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë u kërkon autoriteteve të Maqedonisë zbardhjen sa më shpejt të këtij akti vandal, hetimin dhe vënien para përgjegjësisë të autorëve të këtyre sulmeve, të cilat bien ndesh e cënojnë frymën e bashkëjetesës dhe harmonisë në Maqedoni e në gjithë rajonin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco