Thaçi-Vuçiç flasin për vrasjen e Ivanoviç/Ja mesazhi që kanë...

Thaçi-Vuçiç flasin për vrasjen e Ivanoviç/Ja mesazhi që kanë...

19:26, 17/01/2018
A+ Aa A-

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me homologun serb, Aleksander Vuçiç, ku ndër tjera është folur edhe për vrasjen e liderit serb të SDP-së, Oliver Ivanoviç.

Sipas një njoftimi zyrtar nga Presidenca e Kosovës, Thaçi e ka siguruar homologun Vuçiç se organet kosovare të drejtësisë janë duke bërë hetime për zbulimin e kësaj vrasjeje.

 “Një çështje e veçantë, e cila u diskutua ndërmjet të dy Presidentëve, ishte edhe vrasja e djeshme e kryetarit të Iniciativës Qytetare “Liria, Demokracia, Drejtësia” (SDP) Oliver Ivanoviç.

 Lidhur me këtë çështje Presidenti Thaçi ka siguruar Presidentin Vuçiç se organet përgjegjëse të prokurorisë dhe policisë janë duke bërë hetime intensive për zbulimin dhe sjelljen përpara drejtësisë të atyre që e kanë bërë këtë vrasje.

Presidenti Thaçi gjithashtu theksoi se organet kompetente të Republikës së Kosovës janë të gatshëm që në përputhje me legjislacionin në fuqi të bashkëpunojnë dhe të pranojnë çfarëdo ndihme, e cila mund të çojë drejt zbardhjes së kësaj vrasjeje”, thuhet në njoftim.

Në vijim “të dy presidentët theksuan domosdoshmërinë që t’u jepet kohë e mjaftueshme që organet kompetente të kryejnë punën e tyre në mënyrë profesionale dhe të pavarur. Ajo çfarë është kryesore në gjithë këtë çështje, është zbulimi i autorëve të kësaj vrasjeje, theksuan të dy Presidentët.”

Po ashtu, ata kanë folur edhe për vazhdimin e dialogut, që u ndërpre menjëherë pas vrasjes së Ivanoviçit, pak para se të fillonte faza e re e dialogut në Bruksel

 “Në këtë bisedë telefonike, të dy Presidentët trajtuan çështjet e ndryshme të interesit të përbashkët, duke u fokusuar në domosdoshmërinë e vazhdimit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndër-shtetërore, forcimin e paqes në rajon dhe perspektivën e integrimeve euro-atlantike”, thuhet në deklaratë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco