Kabineti i Vuçiç: Serbia nuk do bashkim me veriun e Kosovës dhe Republikën serbe të Bosnjës

Kabineti i Vuçiç: Serbia nuk do bashkim me veriun e Kosovës dhe Republikën serbe të Bosnjës

11:32, 21/11/2017
A+ Aa A-

Autoritetet në Serbi nuk duan që Republika Serbe të bashkohet me Serbinë, shkruan sot gazeta “Danas” duke cituar kabinetin e presidentit serb Aleksandar Vuçiç, përcjell Indeksonline.

Nga kabineti tij kanë thënë kur është pyetur për deklaratën e udhëheqësit të Republikës së Serbisë Milorad Dodik, i cili gjatë një intervistë për Deutsche Welle dha vizionin e tij për kufijtë në Ballkanin Perëndimor, ku Republika serbe t'i bashkëngjitet Serbisë edhe me veriun e Kosovës.

Siç thonë ata, Serbia është pengesa e vetme për shkëputjen e Republika Serbe nga Bosnja.

Në një intervistë me DW, Presidenti i Republikës Serbe gjithashtu deklaroi se referendumi mbi pavarësinë e atij entiteti nuk është aktualisht një temë institucionale.

Ai megjithatë pretendon se BiH nuk do të mbijetojë në asnjë formë.

Dodik thotë se Republika Serbe është një barrë për faktin se Serbia ka mbetur në politikën e ruajtjes së integritetit territorial. /Indeksonline/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco