Kosovë, derdhen në llogari pagat e veteranëve të UÇK-së

Kosovë, derdhen në llogari pagat e veteranëve të UÇK-së

13:17, 10/11/2017
A+ Aa A-

Ministria e Financave të Kosovës njoftoi veteranët e luftës që marrin pagesa nga Buxheti i Republikës së Kosovës, se sot ata do të marrin pagat.

“Njoftojmë veteranët e luftës se pas dekretimit të Ligjit të Rishikimit Buxhetit nga Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaqi, Ministria e Financave sot ka bërë ekzekutimin e pagave për këtë kategori”, thuhet në njoftim, transmeton Koha.net.

Shuma e përgjithshme e transferit të mjeteve financiare përfshin edhe pagesën e mbetur për muajin gusht, shtator dhe tetor 2017. Paratë pritet të jenë në llogari të veteranëve brenda ditës së sotme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco