Skandali me radarët të fikur, reagon Rama: Trafikantët në punë, shteti fle gjumë!...

Skandali me radarët të fikur, reagon Rama: Trafikantët në punë, shteti fle gjumë!...

11:37, 21/09/2017
A+ Aa A-

Skandali me radarët e fikur ka sjellë reagimin e nënkryetarit të LSI-së dhe deputetit, Luan Rama.

Me një postim në faqen e tij në Facebook, Rama thotë se shteti është në gjumë, ndërsa trafikantët vazhdojnë punën të pashqetësuar.

Ja çfarë shkruan Luan Rama në Facebook:

Megjithëse po bëhet një muaj që prej denoncimit publik të faktit se sistemi i radarëve të vëzhgimit të hapësirës tonë detare nuk funksionon, ç'ka ka çuar, sipas Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Haki Çako në dështimin e operacioneve të Policisë së Shtetit për bllokimin e trafikimit të drogës përmes detit, ende nuk ka një reagim zyrtar e të përgjegjshëm nga Prokuroria në lidhje me këtë çështje!

Radarët të fikur, trafikantë në punë, shteti fle gjumë!

E në përpjekje për ta "prishur" këtë trinitet kriminal, Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj u shpreh para disa ditësh: "garantoj se do të nisë një proces investigimi për këtë çështje!"

Pa e vënë në dyshim as vullnetin dhe as vendosmërinë e zotit ministër, deklarata e tij ka një nonsens, sepse nuk mund ta nisë ai hetimin e kësaj çështjeje, pasi nuk ka asnjë tagër ligjor! Përveç kësaj, për sa kohë dimë që pas shqetësimit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, pati një reagim nga ana e Ministrisë së Mbrojtjes që hidhte poshtë pretendimet e tij, presupozohet që edhe vetë Policia e Shtetit të jetë subjekt nën hetim po aq sa QNOD-ja dhe vetë Ministria e Mbrojtjes.

Organi i vetëm që mund të investigojë e të hetojë sipas ligjit është Prokuroria, jo Ministria e Brendëshme, aq më tepër po të kemi parasyshë që QNOD-ja ku është Sistemi i Integruar i Vëzhgimit të Hapësirës Detare është nën autoritetin e Ministrisë së Mbrojtjes!

Një gjë është e qartë: ka mungesë të bashkëveprimit ndëroperacional midis dy ministrive, gjë që ka çuar në krijimin e kushteve të favorshme për ushtrimin e veprimtarisë kriminale të trafikut të lëndëve narkotike!

Këtu duhet të investohet Prokuroria!

Në fakt duhej të ishte investuar që në çastin kur u bë publik shqetësimi i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit! Por, meqenëse nuk ka asnjë lajm nga Prokuroria se ka nisur qoftë edhe kryesisht hetimin e këtij skandali me pasoja kriminale, Ministri i Brendshëm mund ta zgjojë Prokurorinë, duke e denoncuar çështjen zyrtarisht në organin e akuzës!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Mandi Shtylla21/09/2017 13:06

E para e punes ti nuk e ke kuptuar se cfare ka dashur te thote xhafa dhe e dyta punet e pastra behen sipas rregullave.Ka procedura qe duhen ndjekur more zoteri.

Xhuljo Boce21/09/2017 12:50

eshte nje nisme e ndermar nga zoti xhafa qe do kryhet investigimi e pritet prej tij rezultatet e duhura. Por kuptohet edhe nga ne njerezit e thjeshte qe te behet nje investigim ka procedura qe duhet koh te ndiqen hap pas hapi. Shteti nuk po fle as ne si popull nuk jemi ne gjum te shohim punen e kryer deri me tani.

Altin Kulla21/09/2017 12:38

Zoti Xhafa sapo erdhi ne detyre. Punen e ka nisur mjafte mire dhe kjo u vu re nga prezenca e nderkombetarve.

Elena Zeka21/09/2017 12:35

Te kishit nxjerr ndonje gje ne drite ato 8 vjet ne pushtet hajde do thoshim qe po flet me bindje.Por te fillosh me thashetheme lagjeje te panevojshme sidomos ndaj dikujt qe sapo e ka marr postin e po punon me seriozitet,kjo eshte per te ndjer keqardhje vertet.

Alket Uzuni21/09/2017 12:34

Cdo gje ka kohen e vet. Hetimet mund te zgjasin per nje afat te caktuar. E rendesishme eshte qe puna ka nisur

Tonin Fetai21/09/2017 12:33

Po pra ku eshte prokuroria ketu, ajo po fle gjume, qe na paska tagrat e nuk i perdor kurrkund se nuk e kane kaluar akoma vettinguan.

Reni Cala21/09/2017 12:31

Nuk e kuptoj si arrini ju te flisni, ju gjakpiresit e administrates qe patet aq shum ne dore dhe nuk bete asgje.Ndersa tani qe dolet force e pare nuk po dini me cte flisni e te beni.

Emanuela Tosuni21/09/2017 12:30

Mos i merr gjerat si i do vet. Zoti Xhafa eshte shprehur qe do bej investigim ne polici sepse eshte shume e sigurt qe kopetencat ligjore i di shume me mire se ty

Petrit Mertiri21/09/2017 12:30

Po nuk ka ministri i brendshem tagrin per te zhvilluar hetimet, por duhet ta kuptoshe qe mund te beje hetime dhe te ndjek procedurat e percaktuara brenda struktures se policise, dhe per kete ka folur ministri jo per ate qe mendon ti.

Refat Lolaj21/09/2017 12:24

I shkreti ti o Luan qe per 8 vite parazitove dhe tashme ben sikur je i ndershem. Pse sfole per kaq shume koh ?

Shto koment

Denonco