Ndërtimet pa leje nëpër spitale, Vasili: Ministria e Shëndetësisë nxori zbuluar Ramën

Ndërtimet pa leje nëpër spitale, Vasili: Ministria e Shëndetësisë nxori zbuluar Ramën

16:28, 20/09/2017
A+ Aa A-

Kreu i grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka ironizuar sot me deklaratën e dhënë nga Ministria e shëndetësisë, e cila tha se ka filluar prishjen e ndërtimeve pa leje pranë spitaleve.

Me atë të një postimi në Facebook, Vasili thekson se kjo deklaratë nxorri zbuluar edhe njëherë mashtrimet e kryeministrit Edi Rama, i cili në 2013, pak kohë pas marjes së mandatit të parë deklaroi se ishin prishir të gjitha ndërtimet pa leje nëpër spitale.

Ja deklarata e Vasilit:

Ministria e Shëndetësisë ose drejtoria komunale.

Ministrja e Shëndetësisë tha se filloi të prishë ndërtimet pa leje nëpër spitale. Pra, e filloi nga këtu ndonëse ky nuk ishte në asnjë pikë të programit të qeverisë për shëndetësinë.

Në 2013-n, Kryeministri, me bujurdi të madhe, si edhe ministri i Shëndetësisë, mbytën televizionet dhe shqyen fytin duke thënë se i spastruan spitalet nga ndërtimet pa leje.

Kush është fajtori që qenkan ndërtuar prapë gjatë 2013-2017, apo u desantuan nga diku larg? Apo kryeministri iku për turizëm dhe nuk di gjë as për këtë?

Ndërtimet pa leje, i njëjti refren qesharak për shëndetësinë në çdo fillim mandati.

Ështe i qartë që s'ka asnjë vizion për shëndetësinë, s'ka strategji, ka vetëm

mediokritet antimjeksor dhe thellim të qorrsokakut ku ajo ka hyrë. Ky është shndërrimi i Ministrisë së Shëndetësisë në një drejtori komunale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shkodrani20/09/2017 21:00

Po mire more Petro, pse e "dredh" si qimet pubike. Ti e di shume mire qe u prishen 1 mori ndertimesh pa leje asokohe, por per fatin e keq ishit ju te LSI-se ne koalicionin tuaj abuziv, qe penguat ato pak kerpudha qe do prishen kesaj here, pasi ishin militantet tuaj te Levizjes Sipas Interesit, Kjo dihet publikisht se kush jeni ju e soj e sorollopi korruptiv i LSI-se. Sot qe do pastrohen edhe ato pak kerpudha te militanteve tuaj, na beni "moral" me kesi lloj banalitetesh deklaratash publike. Shqiptaret sot i njohin te gjithe se kush eshte njeri apo tjetri nga te gjithe politikanet apo figurat publike, dhe mos shpresoni se do genjeni ndonj me shume se sa militantet tuaj trushpelare nga dogmat dhe mashtrimet tuaja.

Shto koment

Denonco