VIDEO/ Trajtimi i pacientëve në spitalin e Elbasanit, reagon ish-kryeministri Berisha

VIDEO/ Trajtimi i pacientëve në spitalin e Elbasanit, reagon ish-kryeministri Berisha

15:58, 22/08/2017
A+ Aa A-

Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar me video kushtet e këqija dhe trajtimin që u bëhet pacienteve në spitalin e Elbasanit.

Në videon e postuar në faqen e tij në ‘Facebook’ shihet një person i shtrirë në tokë dhe i mbështjellë me batanije në korridorin e spitalit, teksa askush nuk i vjen në ndihmë.

Nuk dihet ende nëse pacienti sapo ka mbërritur në spital dhe nuk ka vend në dhoma për të marrë trajtimin mjekësor, apo personali nuk dëshiron ta shtrojë për shkaqe të tjera.

Statusi i ish-kryeministrit Sali Berisha:

Një mirëdita në vend të mirëmëngjesit për Noriegën nga spitali i Elbasanit, ndiqeni videon!!  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Tili22/08/2017 18:01

Kishe qef kur ishe ti o skenderbe. Ishim te dytet mbas gjermanis.

Shto koment

Denonco