Ndarja nga jeta e ish-kryeministrit, reagon Basha: Njeri i madh dhe i veçantë

Ndarja nga jeta e ish-kryeministrit, reagon Basha: Njeri i madh dhe i veçantë

11:36, 21/08/2017
A+ Aa A-

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka ngushëlluar familjare e ish-kryeministrit të Kosovës, Bajram Rexhepi për ndarjen nga jeta të këtij të fundit.

“Bajram Rexhepi ishte njeri i veçantë dhe shqiptar i madh. Pak njerëz i kanë shërbyer popullit të tyre si ai, duke u kujdesur me përkushtim si mjek për jetët e njerëzve, duke luftuar për lirinë e tyre dhe duke drejtuar përpjekjet e tyre për demokraci dhe përparim.

Kam patur nderin të takohem shpeshherë me Bajramin dhe do të ruaj përherë brenda meje mbresat e pashlyera për dinjitetin, përunjësinë dhe mirësinë e tij.

Në këto momente të dhimbshme të ndarjes së tij të parakohshme nga jeta bashkoj lutjet e mia me ato të familjarëve dhe miqve të tij. U prehtë në paqe! I paharruar kujtimi i tij!?”, thuhet në mesazhin e Lulzim Bashës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco