Berisha ironizon Ramën: Vrasje, therje dhe drogë, Rama lëpin tepsinë

Berisha ironizon Ramën: Vrasje, therje dhe drogë, Rama lëpin tepsinë

14:55, 20/08/2017
A+ Aa A-

Kreu i qeverisë Edi Rama, tashmë e ka bërë zakon çdo mëngjes që tu urojë shqiptarëve ditën e re me një pamje të bukur, ndërkohë që në të vërtetë Shqipëria po zgjohet çdo ditë me lajme të tmerrshme, vrasje, mbytje, drogë, vjedhje.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka ironizuar psardhësin e tij Edi Ramën, pas ngjarje të ndodhura gjatë kësaj periudhe në Shqipëri.

Berisha ka postuar një mesazh të qytetarit dixhital, ndërsa shkruan ‘një mirëdita për timonierin nga qytetari dixhital’.

Qytetarit dixhital i ka shkruar Berishës për zhvillimet e sotme, që nga vrasja në Ksamil, droga e kapur në ujërat italiane, krimi i dyfishtë në Kamëz si dhe plagosja në ‘Don Bosko’

Ja çfarë shkruan Berisha:

Një mirëdita për timonierin nga qytetari dixhital! sb

"Pershendetje doktor,Vrasje,therje,atentate,krim,droge jane lajmet e dites se sotme per Shqiperine Norieges sot ndaj dhe desha te ia percjelle si miredita ne vend te miremengjesit te tij timonierit te tepsise!

Keshtu sot njoftojet per vrasje te dyfisht ne Tirane,therje me thike ne Tirane vrasje ne Ksamil,kapen nga policia italiane skafi nje tone droge dhe tre skafist shqiptare.Kurse timonieri lepine tepsine!!"

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco