Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

EKSKLUZIVE/ Takimi sekret i Edi Ramës në Holandë, ku u vendos fati i ardhshëm i Shqipërisë

EKSKLUZIVE/ Takimi sekret i Edi Ramës në Holandë, ku u vendos fati i ardhshëm i Shqipërisë

16:31, 31/07/2017
A+ Aa A-

Më datë 24 Korrik menjëherë pas ceremonisë së betimit të Presidenti Ilir Meta, Edi Rama në mesnatë rreth orës 24.00 është nisur për një udhëtim “privat” drejt Amsterdamit.

Fillimisht media thanë se kryeministri kishte pajtuar një çarter për këtë udhëtim jashtë axhendës kryeministrore, por më pas vetë zyra e shtypit të tij e detyruar të konfirmojë lajmin pas incidentit me policinë holandeze njoftoi, se Rama kishte përdorur një nga linjat “Low Cost”.

Ka qenë rastësia, që ka zbuluar këtë fluturim në mes të natës të kryeministrit të vendit tonë. Një pasagjere në aeroport ka mundur të jetë dëshmitare dhe të fotografojë momentet, kur autoritet aeroportuale kanë çuar në zyrat e tyre Edi Ramën për verifikim. Pas dekonspirimit të këtij udhëtimi që u mbajt i fshehtë deri në momentet e fundit, zyra e  kryeministrit nxitoi të sqarojë, se bëhet fjalë “thjesht për një vizitë private”.

Të gjitha mediat dhe opinioni publik, u fokusuan vetëm te “incidenti” me autoritet holandeze dhe më pas çështja u harrua. Por në fakt, përse ka shkuar një javë më parë Edi Rama në Holandë në mes të natës dhe a ka qenë ky udhëtim “krejtësisht privat”, siç nxitoi të sqarojë Endri Fuga?

SYRI.net ka mësuar nga burime të sigurta pak ditë më parë, se në fakt ky udhëtim misterioz nuk ka qenë aspak për çështje private, por për një mbledhje të gjerë me emra shumë të njohur ndërkombëtarë ku është diskutuar e vendosur për vetë fatet e Shqipërisë, jo vetëm gjatë 4 viteve të ardhshme të qeverisë “Rama 2”, por edhe për dekadat në vijim.

Bëhet fjalë për një takim të organizuar sipas metodologjisë “masonike”, ku merrnin pjesë individë shumë të fuqishëm politikë, financiarë dhe të lobimit nga gjithë Europa. Mësuam se një nga organizatorët e kësaj mbledhje sekrete ka qenë ish-kryeministri anglez, Toni Bler, që ka qenë edhe i pranishëm.

 Nuk e botuam këtë informacion pak ditë më parë sapo e mësuam, pasi marrja e të dhënave të hollësishme ishte gati e pamundur si pasojë e “omertës” që është vendosur.

Por “papritur” dje na ka ardhur në ndihmë vetë këshilltari “sekret” britanik i Edi Ramës, që në kohën kur ishte në opozitë dhe krahu i djathtë i Toni Bler, që ka qenë gjithashtu dëshimtar i kësaj mbledhje sekrete,  Alistair Campbell.

Në një shkrim të gjatë në mburrje të Shqipërisë nën hyqmin e Ramës, të botuar në blogun e tij dhe te “The New European”, pa dashje ose me qëllim, ai zbulon dhe konfirmon takimin sekret.

Ja çfarë shkruan Campbell mes rreshtash, në artikullin e djeshëm.

“Sa i përket përfshirjes sime personale në këtë vend, e cila daton 6-7 vjet, Edi Rama tregoi këtë histori në një darkë një javë më parë, ku mblodhi një grup ish-kryeministrash nga Europa, këshilltarë të Bankës Botërore, akademikë, organizata fílantrope, ekspertë të zhvillimit dhe këshilltarët e tij të komunikimit, për të diskutuar planet për mandatin e tij të dytë, vetëm pak pas zgjedhjeve që e panë atë të fítonte një mandat dhe më të fuqishëm se ai i pari, katër vjet të shkuara”.

Pra rreth një javë më parë, kohë që korrespondon me udhëtimin misterioz të Ramës në Holandë, qenka mbledhur një grup i madh me “VIP-a” nga Europa, të politikës, miliarderë filantropë, ekspertë të njohur ekonomikë etj, që kanë diskutuar për fatin e Shqipërisë gjatë mandatit të dytë të Edi Ramës.

Përse është mbajtur dhe mbahet ende sekret ky eveniment kaq i rëndësishëm nga publiku shqiptar? Që kur udhëtimet e kryeministrit të Shqipërisë në mes të natës, për të vendosur mbi fatet e Shqipërisë qenkan “axhendë private”?

Një farë përgjigjeje për shumë pikëpyetje dhe dyshime që ngrihen mbi gjithë këtë na e jep vetë Campbell, mes rreshtave në shkrimin e tij:

“Ekziston një arsye përse të gjithë këta ekspertë të njohur nga e gjithë bota dolën vullnetarë, për të qenë në takimin që përcaktoi linjat e mandatit të dytë të Ramës. Kjo është shumë e rëndësishme, në një rajon historikisht të paqëndrueshëm, me të, një lider të rëndësishëm brenda tij. Liderja më e rëndësishme në Europë, Angela Merkel, ka zhvilluar një interes të posaçëm për të dhe ka luajtur një rol aktiv në inkurajimin e afrimit shqiptaro-serb”.

Pra në këtë takim qenkan përcaktuar përfundimisht linjat e qeverisë Shqiptare për të paktën katër vitet e ardhshme dhe se plani “Ish-Jugosllavia plus Shqipëri”, tashmë qenka vendosur.

Kaq tani për tani për këtë mbledhje sekrete të Ramës, mbajtur për fatet e Shqipërisë, duke pritur që kryeministri i vendit të sqarojë, parlamentin, dhe mbi të gjitha popullin shqiptar, se çfarë është vendosur konkretisht në këtë takim dhe cilët janë nominalisht këta ish-kryeministra, ekspertë e filantropë “të njohur në gjithë botën”, që kanë vendosur për të ardhmen tonë.

SYRI.net

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiperia Ndryshe 03/08/2017 07:25

Late name me keto qe publikoni . Nese Z.Kryeminister ka dashur qe ky takim te ishte sekret atehere lereni qe te jete sekret . Ska cfar ju duhet juve me sekretet e shtetit . Babai i familjes ben dhe gjera qe femijet nuk i marrin vesh asnjeher . Duhet me patjeter qe femijet te sqarohen nga Babai i tyre per cdo hap ose vendim qe ai merr ?!! . Mbani vendin tuaj dhe tregoni ato qe duan te tregojne ???????????? MEMA KING

ILIRIA01/08/2017 23:46

Po ajo dihet, që gjithë botën e Sundojnë Masonët, megjithëse dhe këta ndahen në grupe. psh : Illuminati -Skull&Bones (Xhorxh Bush), Bildenberg (Papandreu) etj, Rama në cilin grup bën pjesë ????? Kjo është dhe ARSYEJA QË BERISHA PO RRI ME BISHT NDËR SHALË, sepse kur flasim për MASONËT duhet të kemi parasysh FUQI TË JASHTËZAKONSHME, fuqi të cilat nuk duan tja dijnë as për Presidentët e SHBA-së dhe jo më për Breishën,Kështu duket dhe ARSYEJA se përse DAÇIÇ dhe VUÇIÇ ZBUTËN TONET PËR DARDANINË (Kosova) DHE U BËNË SI PULA TË LAGURA , duhet të kemi parasysh njerëz me INFLUENCË JASHTËZAKONISHT TË MADHE, Xhorxh Bush, Tony Bler, Ronald Regan, janë disa nga antarët e Masonërisë, ndërsa KOKAT JANË. ROKFELER - ROTSCHILD - KENNEDY - ASTOR - OPPENHEIMER (ka në zotërim minierat më të mëdha të diamanteve në Botë), etj etj, Pyetja që duhet bërë është SE ÇFARE E PRET SHQIPËRINË ????,

Uper cost01/08/2017 00:40

I cuditshem ufhetimi me Low Cost, pasi udheton vetem me private jet ose business class ne Europe. Kontrolloni a ka Low Cost nga Rinasi ne 12 te nates ? A fluturon per Amsterdam ? A ka qene me liste te pasagjereve etj etj dhe jepjani Romeo Karajt ta gjurmoje per paret.... Hahahaha, Bilderberget thote nje komentues, "mason" thote nje tjeter, komision Trilateral dikush tjeter..... Mos beni sikur dini gje dhe tregoni teori konspiracioni me ish-kryeministra si Blair o ndonje tjeter qe organizokan takimet. Keta jane isha dhe nuk kane vlere, por edhe po te mos ishin isha perseri jane te tjere ata qe komandojne ...... Keshtu qe ish- basketbollisti edhe kur ish i Ri topat kapte , o jo me tani qe se fut kush ne loje. Mos tregoni politike te madhe, se nje nga kamarieret ne darke ka qene.

mali31/07/2017 19:39

Cfare horrash drejtojne politikat europiane !! Gabimet e luftrave boterore po dashkan ti kthejne prap !! Kjo politike e qelbur e be-se qe tani I vendos vet qeverite ne gjith europen, nuk ka fare nevoj te zgjedh populli ! Ne itali , fuqia e 7 ekonomike ne bote , po qeverisin kryeministra te pa votuar , te patent 4 !! Mendo cbehet ne ballkan !!

Hollandezi31/07/2017 18:53

Ed Rama me keto qe shkruani mund te kete qene vetem ne nje vend..... ne Bilderberg... aty ku vendosen fatet e botes e sigurisht edhe te Shqiperise padyshim....

Sekret qe dalin31/07/2017 17:57

ne Holande, Amsterdam e priste nje makine qe e coj ne anen tjeter te kanalit, ne GB.. aty jane takuar

t31/07/2017 17:32

evropa kurve nuk ja dha kot licensen per kanabizimin, se me ate paloqeverisje qe beri , sduhej te kishte fituar kurre. sigurisht qe i dha dore edhe luli, nuk e dime nese po i jep dore akoma, por ky vend KURRE NUK KA PER TU BERE, sakohe qe ne politike do jene keta te dy

krasasi tp31/07/2017 17:15

Ky takim ne Hollande na sherben per te kuptuar me mire se deklarata e z.Vucic ne konferencen e perbashket per shtyp me z.Rama se"une jam nje lider me permasa rajonale, ndersa z.Rama eshte nje lider me permasa globale", nuk kishte as ironi dhe as qe ndonji batute e z.Vucic.Rolet jane ndare me kohe nga masonerija boterore pjese e se ciles na qenka edhe zj.Merkel.Ne Jugosllavine e Re z.Vucic do jete kryeminister,ndersa z.Rama do jete mesa duket zv/kryeminister dhe minister i jashtem si dhe ambasador shetites qe nderlidh dhe kordinon gjithe lidhjet e nen ndarjet ne rang global.Masonerija dhe soroizmi mesa duket po bejne rinovimin e elitave dhe z.Rama dhe z.Basha na qenkan perzgjedhur si vazhdimesija.Masonerija, soroizmi, oligarkija dhe udheheqsit jetegjate kudo , kane nje tipologji te perbashket, autoritarizmi thjesht ua lehteson arritjen e qellimeve , pra eshte mjet.

Daku31/07/2017 17:11

Pak me vone shkoi per kafe edhe luli me charterin e zamirit...

Iliri31/07/2017 16:56

Cpo ndodh keshtu... po na zhgenjen shume rama ka vene ne tatime e dogana ca injorant! Te shkarkohen urgjentisht te gjithe personat me poste drejtorish ne tatime. Urgjentisht

Shto koment

Denonco