Olli: Rritjen e çmimit të ujit e vendosin qytetarët, jo ‘Pashai i Tiranës’

Olli: Rritjen e çmimit të ujit e vendosin qytetarët, jo ‘Pashai i Tiranës’

19:18, 26/07/2017
A+ Aa A-

Kreu i këshilltarëve të djathtë në Bashkinë e Tiranës, Leonard Olli, është shprehur se rritja e çmimit të ujit të pijshëm vendoset nga qytetarët, vetëm atëherë kur ata të kenë furnizim me ujë 24 orë në 24.

“Nëse çdo bashki dhe çdo bashki tjetër do të kërkojë rritjen e çmimit, mund të bëhet vetëm kur të realizohet furnizimi i plotë i qytetit me ujë gjatë 24 orëve dhe të jenë vetë qytetarët që do ta vendosin një gjë të atillë e jo një njeri që i duket vetja Pashai i Tiranës", tha Olli.

Deklaratën, ai e bëri në dalje të bashkisë, pasi këshilltarët e djathtë braktisën mbledhjen, që parashikon mes të tjerash edhe votimin e projektit të bashkisë për rritjen e çmimit të ujit të pijshëm.

“Nuk ka korum (as këshilltarët e LSI nuk janë prezent në mbledhje) , mbledhja s'mund të vazhdojë. Edhe forca të tjera në Këshillin Bashkiak duhet të mendohen mirë pasi çdo masë që e zbut këtë gjë do të bëjë të mundur kalimin e këtij akti kriminal”, shtoi Olli. 

Ndërsa kryebashkiaku Veliaj është shprehur se rritja e çmimit të ujit do të bëjë që banorët të furnizohen 42 orë në 24.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco