VIDEO/ Inspektoriati i Mjedisit, Veliajt: Tirana qyteti më i ndotur në vend. Por ja si gënjente gjatë fushatës

VIDEO/ Inspektoriati i Mjedisit, Veliajt: Tirana qyteti më i ndotur në vend. Por ja si gënjente gjatë fushatës

12:06, 21/07/2017
A+ Aa A-

Inspektoriati i Mjedisit ka zbardhur një ditë më parë raportin e ndotjes së qyteteve në Shqipëri dhe vendin e parë e zinte Tirana me më shumë se 24 për qind ndotje mbi nivelin e lejuar dhe atë të BE-së.

Por nëse Inspektoriati i Mjedisit dha këto shifra dje, për kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj, Tirana është qyteti më i pastër dhe për herë të parë poshtë nivelit të lejuar të ndotjes. Në fakt deklaratat e Veliajt duket se janë vetëm gënjeshtra të bëra në fushatën elektorale për të mbledhur vota për Edi Ramën.

“Sot Inspektoriati i Mjedisit ka nxjerrë statistikat e para të ndotjes në Tiranë. Është hera e parë në historinë moderne të Tiranës pas 91-shit që niveli indotjes së ajrit është nën mesataren e Bashkimit Europian”, është shprehur Veliaj disa javë më parë i ftuar në emisionin Opinion.

E sipas tij, rikonstruksioni i sheshit ‘Skënderbej’ ka ndikuar në uljen e ndotjes së ajrit nën normën e vendosur nga BE.

Por një muaj pas këtyre deklaratave, matjet e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit për nivelin e ndotjes së ajrit e nxjerr Tiranën qytetin më të ndotur në Shqipëri, me tejkalim disa herë të normave të BE –së.

“Tirana vazhdon të mbetet qyteti më i ndotur, jo vetëm për nivelin maksimal që mund të ketë PM10, pra grimcat e pluhurit, por edhe për numrin e ditëve. Duhet të jetë 35 ditë, Tirana e ka minimalisht dyfish”, - thotë Julian Beqiraj, kreu i kësaj agjencie.

Erion Veliaj nuk bëri publik ndonjë raport kur foli për uljen historike të nivelit të ndotjes së ajrit. Ai nuk dha asnjë fakt. Thjesht një deklaratë pët t’u treguar qytetarëve të Tiranës, që u kërkoi votën për Edi Ramën, se jetojnë në një qytet më të mirë.

Ndotja e ajrit, sipas një raporti europian të botuar nga Euroactiv, shkaktoi në Shqipëri mbi 2000 viktima në një vit.

Shikoni videon e mëposhtme:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Dea21/07/2017 14:21

O Zot cfare qenie e neveritshme na ngeli.ne dere .Nje Uria Hip

githbo21/07/2017 13:33

persa mendon se nuk mund te dalin figura me te shpifura nga a majta, e majta gjithmone surprizon. mendonim se me keq se rama skishte. po skishim pare akoma kete mortjen.

Shto koment

Denonco