Qeveria e re e Ramës, ja 5 grupet që do vendosin fatin e Shqipërisë për 4 vitet e ardhshme

Qeveria e re e Ramës, ja 5 grupet që do vendosin fatin e Shqipërisë për 4 vitet e ardhshme

13:39, 03/07/2017
A+ Aa A-

Gjatë muajit korrik dhe gusht Partia Socialiste do të bëjë një punë intensive për një sërë analizash të brendshme dhe komunikimi me qytetarët, përpara se të strukturojë qeverinë e re.

Rama njoftoi nga mbledhja me skuadrën zgjedhore ngritjen e 5 grupesh pune, të cilët do të hartojnë raporte specifike për mbledhjen e Asamblesë Kombëtare Socialiste në fund të gushtit.

Grupi i parë, drejtohet nga Gramoz Ruçi dhe ka përgjegjësi të bëjnë një raport të aktivitetit të deputetëve në parlament dhe në zonën e përfaqësimit.

Ai përbëhet nga:

Gramoz Ruçi

Taulant Balla,

Saimir Tahiri,

Ulsi Manja,

Klodjana Spahiu,

Ermonela Felaj

Grupi i dytë do të drejtohet nga Milva Ekonomi do të bëjnë një raport kombëtar mbi nevojat sociale, ekonomike e politikë në cdo bashki të vendit, si dhe të gjendjes së burimeve njerëzore të Partisë Socialiste.

Anëtarë të tjerë janë:

Milva Ekonomi

Ardiana Jaku

Evis Kushi

Vilma Bello

Almira Xhembulla

Leart Duro

Grupi i tretë do të drejtohet nga Niko Peleshi dhe do të hartojë një raport me rekomandime të ndryshme se si mund të ristukturohet administrata e re shtetërore.

Anëtarë të tjerë janë:

Niko Peleshi

Damian Gjiknuri

Bledi Çuçi

Lindita Nikolla

Ogerta Manastirliu

Grupi i katërt i punës do të drejtohet nga Arben Ahmetaj do të analizojnë në një raport mbi dokumentet që ju kërkohen nga zyrat shtetëore qytetarëve, duke patur në fokus dixhitalizimin e tyre me qëllim reduktimin e burokracive.

Në këtë grup bëjnë pjesë edhe:

Arben Ahmetaj,

Erjon Braçe

Ilir Beqaj

Milena Harito

Ditmir Bushati

Elisa Spiropali

Klotilda Ferhati

Grupi i pestë do të drejtohet nga Fatmir Xhafaj dhe do të përgatisë për Asamblenë Kombëtare një analizë elektorale mbi rezultatin e PS-së në 25 qershor. Ky grup pune do të përbëhet nga:

Fatmir Xhafaj

Blerina Gjylameti

Ilir Pendavinji

Alket Hyseni

Ana Dhamo

Flamur Golemi

Arben Kamami

Mbi bazën e këtyre raporteve asambleja do të marrë në fund të gushtit vendime të rëndësishme që do të finalizohen me strukturimin e qeverisë së re, ministrive dhe fushave të tyre të përgjegjësisë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

demneri03/07/2017 15:13

kjo eshte organizate...i ka mbetur edhe nje grup i gjashte ne fakt, per te analizuar shkaqet e humbjes ne PD...mund ta pajtoje PD kete grup, meqe skane kohe ta bejne vete...

tosi03/07/2017 14:00

vrime ne uje do beje,sic beri mandatin e pare te cilin e meritoi tamam,jo me te dytin ku eshte i kapur nga te kater anet,dhe nuk e meritonte

Shto koment

Denonco