Deklarata e Bashës/ Reagon ashpër Ruli: Largojeni atë bashkë me ...

Deklarata e Bashës/ Reagon ashpër Ruli: Largojeni atë bashkë me ...

21:54, 27/06/2017
A+ Aa A-

Ish-ministri i Partisë Demokratike, Genc Ruli ka bërë një deklaratë të ashpër ndaj lideri të opozitës, Lulzim Basha, pas qëndrimit të këtij të fundit për humbjen e zgjedhjeve.

Ruli mes të tjerash teksa kërkoi dorëheqjen e Bashës, u bëri thirrje mbështetësve të PD-së që ta përzënë kreun e opozitës nga selia, bashkë me gruan dhe kunatin, Erjon Isufi.

Deklarata e plotë Genc Rulit:

Kam dashur te besoj se njeriu qofte, ky politikan apo lider dhe ne momentin me te vështire te jetës se tij, do përpiqej te paktën te ruante dinjitetin individual.

Se dinjiteti jeton me gjate se çdo lavdi e mjere e çastit. Basha me deklaratën e tij justifikuese e banale tregoi qe dinjiteti personal është gjeja me e fundit qe e shqetëson atë.

Normalisht për një individ qe e mori ” lidershipin” e PD si dhurate ne “paje” nga Berisha dhe qe i beri programet e listat jo me zyrtaret e PD por me gruan e kunatin.

Ky lider qe beri nje marrëveshje turpi me kundërshtarin e tij politik.

Thjesht duke kalkuluar interesin e vetvetes e jo te PD . Ky sot duhej vete te deklaronte largimin pa asnjë kusht nga drejtimi i partisë qe e çoi ne gremine.

Ju them atyre qe ende e duan PD e jo qe ende ju duhet PD , nqs ai nuk jep dorëheqjen vete deri nesër shkoni te selia e PD e përziejeni  atë gruan e kunatin siç perzuri Jezusi tregtaret nga Tempulli.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

landi28/06/2017 08:15

Un jam nje i demokrat qe nuk e votova pd per shkak te zhgenjimit qe me dha Basha me veprimet post cader ,marrveshja jo trasparente me satrap Ramen parjashtim nga lista i "shtylles kurrizore" te pd.Por gjithashtu eshte e vertet qe te gjithe keta qe u leshuan si hienat pas humbjes punuan kunder pd ne zgjedhje ose nuk punuan fare pervec ndonjerit.Basha duhet te mbaj pergjesi te jap dorheqje dhe te futet ne gare si i barabart me te tjeret. Jozi Bregu Ruli dhe ndonje tjeter kane kontribuar me sjelljet e tyre qe pd te humbiste elektorat gjate kohes kur ishin ne qeveri dhe te mos mendojne se ju dogje shpirti popullit per ta.Ne keto momente te veshtira jo per Bashen por per pd dhe mbi te gjitha per shqiprin e cila ngeli perseri ne duart e mostres Rama besoj se eshte koha per te ruajtur qetesin dhe te gjithe te ulen te reflektojn ,duhet te dalin te organizuar nqs duan te fitojne besim ne popull.

Salvo27/06/2017 23:48

Ia ke fut pak kot, z. Ruli, me sjelljen ne vemendje te episodit te Jezusit ne Tempull. Se pari, tek sjellja e Jezusit nuk kemi revolten kunder tregtareve, as revolten kunder tregut te lire; se dyti, nuk kemi revolten kunder atyre qe guxojne te nxjerrin ne treg "visaret e Tempullit". Tek sjellja e Jezusit kemi revolten kunder atyre qe po benin tregti ne oborrin e Tempullit, duke shkaktuar zhurme dhe rremuje, hutim dhe shperqendrim ne nje vend ku duhet te mbizoteroje qetesia dhe perqendrimi. Se fundmi, ne rastin e situates sone, ajo cfare i brendashkruhet persosmerisht dhe biblikisht, nuk eshte ky episod, por episodi i Josifit (Jozefit) qe ndeshim tek Zanafilla, 37: 1-36 - vecanterisht vargjet 12-36 meritojne nje lexim dhe reflektim te kujdesshem, ne te cilin tregohet se si vellezerit e shiten vellain per arsye cmire, xhelozie dhe etjeje per pushtet.

Shaba27/06/2017 23:46

Filluan ndyresirat qe nuk votuan per PD dhe mezi po prisnin humbjen. Pse nuk u dorehoqen Ruli, Bregu, Imami, Jozi, kur PD-ja humbi ne zgjedhjet e 2013? A mbajne keta pergjegjesi per humbjen e 2013??? por hengren edhe 4 vjet mandatin e deputetit??? O Demokrate gjykojini vete keta legena dhe verjuni fshehsen ndyresirave!

Linda27/06/2017 22:25

Ej o Genco gjej nje tanks ose thuj edvinit ta japi hip mbi te me Benin tankistin dhe sulmoni Z. Basha ne seline e tij . Besoj se edvin kafsha do ju dekoroj .

Shto koment

Denonco