Edi Rama ‘e dredh’: Nuk ka festë në sheshin ‘Skënderbej’, ejani sipas dëshirës

Edi Rama ‘e dredh’: Nuk ka festë në sheshin ‘Skënderbej’, ejani sipas dëshirës

14:54, 27/06/2017
A+ Aa A-

Duket se Rama është bërë pishman për sms që u dërgonte gjithë deputetëve të zgjedhur, duke i ftuar që t’i bashkoheshin atij dhe fitores së PS-së në orën 18:30 në Sheshin “Skënderbej” në Tiranë.

Vetëm pak orë më pas kryeministri ka ndryshuar mendje, pasi ka postuar në faqen e tij në rrjetin social një mesazh se nuk do të ketë festë në shesh dhe se askush nuk është i detyruar të vijë.

 “Asnjë organizim asnjë detyrim asnjë festë sonte në 18.30 në sheshin Skënderbej për fjalën e fitores! Kush të dojë është i mirëseardhur”, shkruan Rama.

Ja çfarë shkruhej në mesazhin drejtuar deputetëve:

Ia dolëm! Ia dolëm aty ku askush përveç nesh nuk e besonte se do ia dilnim! Shqiptarët na kanë bërë nderin më të madh që mund t’i bëhet njerëzve që kërkojnë votën e popullit për të mishëruar aspiratat, ëndrrat dhe shpresat e tyre!

Kjo fitore është përgjegjësia më e rëndë që mund të merrnim mbi shpatullat tona. Ka fituar Shqipëria që kërkon shtet, punë, mirëqenie kundër partive që kërkojnë tepsinë e pushtetit në kurriz të popullit e në dëm të shtetit!

Një bravo e madhe të gjithëve ju dhe gjithë njerëzve që u angazhuan në vijën e parë të betejës për Shqipërinë që duam.

Sot në orën 18:30 në sheshin Skënderbej, për përqafimin e këtij momenti historik, me të gjithë ata që duan dhe mund të na bashkohen nga Tirana e nga çdo qark Rroftë Partia Socialiste e Shqipërisë. Rroftë Shqipëria”.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

tosi27/06/2017 15:57

cfare fitore do gezosh mor qyq,fitore pate vetem ti qe mbete km dhe ato larot servla qe u pasuruan fale teje,kur trecereku i shqiptareve nuk duan tja dine per ty dhe nuk festojne

Shto koment

Denonco