Projeksioni i orës 11:00, çfarë po ndodh në Durrës? Ja sa vota i duhen Agron Dukës për mandatin

Projeksioni i orës 11:00, çfarë po ndodh në Durrës? Ja sa vota i duhen Agron Dukës për mandatin

11:11, 27/06/2017
A+ Aa A-

Procesi i numërimit ka përfunduar në 4 KZAZ-të e qytetit të Durrësit, si edhe në atë të Shijakut që përfundoi që mbrëmjen e djeshme, teksa kanë mbetur edhe 39 kutitë e fundit që i përkasin Krujës për të nxjerrë rezultatin përfundimtar.

Sipas projeksioneve të deritanishme, PS në rang qarku i Durrësit, merr 8 mandate, PD 4 mandate dhe LSI 2 mandate.

E përkthyer në vota, deri më tani PS ka 66529, PD 37644 dhe LSI 21152.

Teksa priten edhe rezultatet e Krujës, Partisë Demokratike do t’i duhet që të dalë me 1900 vota plus në 39 kutitë e pahapura, në mënyrë që të sigurojë mandatin e saj të pestë për Agron Dukën, ose të rikuperojë në total 5330 vota.

Por shanset janë të pakta, pasi PS është në avantazh me 3431 vota plus ndaj PD-së.

Gjatë procesit të numërimit, Agron Duka është shprehur se nëse nuk del deputet do ta pranojë  humbjen dhe do të largohet nga politika.

KRUJA

Nga 87 kuti në total, 39 të pahapura

PS 9515 vota

PD 6084 vota

LSI 1776 vota

Avantazhi: PS 3431 vota plus

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco