Zheji shpërthen kundër Ramës: Ka çrregullime psikike

Zheji shpërthen kundër Ramës: Ka çrregullime psikike

22:25, 12/06/2017
A+ Aa A-

Gazetari dhe analisti Artur Zheji ka shpërthyer ndaj Kryeministrit Edi Rama pas deklaratave që bëri tek “Zonë e Lirë” duke i quajtur të gjithë gazetarët “kazanë”.

I ftuar në emisionin “Opinion”, Zheji tha se Kryeministri ka çrregullime psikike dhe i jep vetes disa të drejta që nuk i bëjnë as Presidentët Donald Trump dhe Vladimir Putin.

“Nuk kam dëgjuar ndonjëherë një kryeministër që të marrë listë me gjithë gazetarët e Shqipërisë të tregojë etikën më minimale në raport me publikun,  me gazetarët.
Kryeministri i jep vetes ca të drejta, që nuk ja jep as Trump. As Putin. Një njeri i cili harxhon gjihë këtë vrer verbal pa kontroll tregon që ka një përrua psikik që rrjedh pa kontroll dhe ky është një problem që lidhet me gjithë artistët. Qëndrimet e tij janë të papranueshme për një burrë shteti”, tha Zheji.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Xha Selimi13/06/2017 11:05

O Zhei , po je i sinqerte na trego nje rast kur je ftuar ne nje emision per nje teme te caktuar dhe ti je pergatitur disa ore para duke shfletuar materiale ne dobi te temes dhe po ashtu ne dobi te paraqitjes tuaj ne debat . Pi fillove ta besh ti i pari kete gje pra parapergatitjen para emisionit per te temen , po ashtu nese kete veprim e ndjekin edhe koleget e tu sidomos bje ufo Vasjar a si i thone atehere edhe kryeminustri do ti shtrengoje mire bulonat dhe nuk do ekzistoje me percaktimi per ju si kazan . Reflektoni jy te paret qe te mos etiketoheni si kazan !

Toni13/06/2017 06:36

Zheji eshte me crregullime per vete, nje vemje e kumarxhi qe eshte mbytur ne borxhe.

rasimi13/06/2017 00:11

po te degjosh Meten akoma i djeg zemra per koalicionin me ramen...ne 2009 e pati fajin sjellja e rames tha...me shume me shqeteson perroi psikik i Metes se i rames...rama sdo vinte ne pushtet per 100 vjet po te mos ishte Meta ne castet me vendimtare te karrieres se tij politike...mire ja ben rama...atij dhe gjithe ketij populli legen...

Elvira e vertete.12/06/2017 23:10

Edi Rama dhe qeveria e tij e vdekjes ishte cmenduria e fundit qe perjetuan shqiptaret!

Shto koment

Denonco