Meta: PS nuk bëri ftesë serioze për koalicion, por mistrecllëqe

Meta: PS nuk bëri ftesë serioze për koalicion, por mistrecllëqe

21:59, 24/05/2017
A+ Aa A-

Kryetari i Kuvendit dhe Presidenti i zgjedhur Ilir Meta ka deklaruar se nga Partia Socialiste nuk kishte asnjë ftesë serioze për koalicion me LSI në këto zgjedhje, por vetëm mistrecllëqe.

Ai vazhdoi më tej duke thënë se mistrecllëqet kanë qenë të tipit “i bëjmë 71 vota”.

Pjesë nga fjala e Metës në emisionin "Studio e Hapur":

Kemi të bëjmë me një klasë politike që ka nevojë të maturohet, të ketë një vështrim më afatgjatë.

Marrëveshja do të funksionojë dhe reforma në drejtësi do të vazhdojë në punën e saj, fakti që vettingun opozita e votoi tregon që nuk ka qenë shqetësim kryesor por një garanci për zgjedhjet. 

LSI ka qenë forca më e besur për zgejdhje të lira dhe të ndershme. Nuk e dëshiroj kompromentimin e reformës.

Për koalicion me PS nuk ka pasur asnjëherë një ftesë serioze nga liderhsipi i PS. Po,  ka pasur retorika që i bëjëmë 71 me ose pa PDIU. Pra ka pasur më shumë  ngacmime e mistrecllëqe sesa  ftesa serioze.

LSI ka qenë e qartë se do të shkojë në koalicion pas një bilanci mbi 4-vjeçarin. Nuk keni dëgjuar  një JO nga ana jonë as publikish dhe as privatisht, kjo gjë nuk është refuzuar.

Por e rithem se me marrëveshejn aktuale, LSI është më e favorizuar.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco