E penalizon LSI-në marrëveshja PS-PD? Përgjigjet Meta

E penalizon LSI-në marrëveshja PS-PD? Përgjigjet Meta

21:38, 24/05/2017
A+ Aa A-

Presidenti i zgjedhur, Ilir Meta, thotë se Lëvizjen Socialiste për Integrim nuk e penalizon marrëveshja Rama-Basha e arritur më 18 maj.

Në emisionin “Studio e Hapur”, ish-kreu i LSI thotë se forca politike që ai ka drejtuar deri në ditën kur u zgjodh President i vendit, ka qenë e angazhuar sistematikisht për futjen e opozitës në zgjedhje.

Qeverinë me ministrat teknike të betuar të enjten që lamë pas, Meta e quan një “qeveri besimi”, si ajo që ata propozuan më herët.

Sa i takon pikës së marrëveshjes për të garuar në zgjedhjet e 25 qershorit si parti politike, jashtë koalicioneve, Meta thotë se LSI është një forcë politike jo e vogël, por në të njëjtat kushte me PS dhe PD.

“Të ndalemi tek marrëveshja Rama-Basha. Ju jeni përpjekur që ta çonit opozitën në marrëveshje, por kjo u arrit pa ndërhyrjen tuaj. Ka zëra që kjo dëmton LSI”, është pyetur Meta.

“Kjo marrëveshje në thelbin e saj që garanton zgjedhje me opozitën që ato të mos jenë farsë, janë rezultat i një angazhimi konstruktiv dhe sistematik të LSI. Dhe produkti përfundimtar është futja e opozitës në zgjedhje, dhe krijimi i një qeverie besimi për zgjedhjet. Dhe kjo ndodhi. LSI foli për këtë më herët, dhe madje vuri në dispozicion mandatet e saj. Ndihemi të lehtësuar, pasi vendi ishte buzë greminës sa i takon demokracisë dhe zgjedhjeve, dhe nuk ranë në fund të greminës për të kuptuar këtë, siç ka ndodhur në ’96-’97. LSI ka qenë e angazhuar dhe balancuar për kalimin e krizës.

Ata që e analizojnë marrëveshjen flasin për mungesën e koalicioneve dhe penalizimet që vijnë nga kjo…

Në këtë kuptim analizon edhe PS edhe PD. Disa aleatëve u është kërkuar që votat t’i kalojnë PS. Ata kanë shprehur shqetësim për ketë penalizmin. Por do thoja se nuk ndodh asnjë penalizim për LSI, pasi nuk është një parti e vogël. Është në pozita të barabarta me PS dhe PD. Është një garë tërësisht e barabartë mes tre parti kryesore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco