Marrëveshja Rama-Basha/ Berisha: Ilir Meta bëri zgjedhjet e tij

Marrëveshja Rama-Basha/ Berisha: Ilir Meta bëri zgjedhjet e tij

21:58, 23/05/2017
A+ Aa A-

Ish-kryeministri Sali Berisha ka sqaruar përse në LSI-së nuk i është dhënë rëndësi në paketën McAllister + që çoi në zgjidhjen e krizës politike.

Berisha tha se Ilir Meta e kishte bërë zgjedhjen e tij, pasi ishte regjistruar në zgjedhje dhe kishte marrë postin e Presidentit.

“Ilir Meta kishte bërë zgjedhjet e tij. Kishte marrë presidentin, kishte hyrë në zgjedhje, ishte regjistruar, kishte dëshmuar se do merrte pjesë”, u shpreh ish-Kryeministri në emisionin “Studio e Hapur” në News24.

Berisha deklaroi gjithashtu se e dinte që LSI do të hynte në zgjedhje edhe pa opozitën, pavarësisht se fillimisht Ilir Meta deklaronte të kundërtën.

“Jo, unë nuk jam aq naiv sa të besoj çdo deklaratë politike. Unë presupozoja që LSI-ja do të shkonte në zgjedhje. Sa për zgjedhjen e Presidentit e dija që i takonte mazhorancës, opozita nuk kishte të drejtë ta merrte”, është shprehur ish-kryeministri Sali Berisha. /SYRI.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco