Rama flet pas takimit me ambasadorët: Nuk e diskutoj datën e zgjedhjeve

Rama flet pas takimit me ambasadorët: Nuk e diskutoj datën e zgjedhjeve

18:20, 03/05/2017
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama ka folur pas takimit që pati me ambasadorët në zyrën e tij në lidhje me negociatat që po zhvillon me Lulzim Bashën për të zgjidhur krizën politike.

I pyetur nga gazetarët se çfarë i diskutua në Presidencë mes tij dhe kreut të opozitës Lulzim Basha, Rama nuk preferoi të bënte komente të shumta, duke sqaruar se kanë rënë dakord që të mos flasin pasi bisedimet janë në proces.

Megjithatë, shefi i qeverisë i qëndroi variantit të tij se nuk do të ketë shtyrje të zgjedhjeve.

“Nuk e shtroj për diskutim datën e zgjedhjeve”, u tha Rama gazetarëve.

Kryeministri Rama: Ne jemi në punë. Sapo kemi mbyllur një takim me skuadrën e re përfaqësuese ku kanë marrë pjesë edhe kryetarët e bashkive, por edhe deputetë aktualë për të kolauduar mesazhet, për të bërë të qarta prioritetet në planin organizativ.

Pyetje nga gazetarët: A i keni propozuar opozitës postin e zv/Kryeministrit?

Kryeministri Rama: Kemi rënë dakord që mos flasim, por mesa duket fjalët i ka marrë era i ka sjellë deri tek ju. Unë kam propozuar atë cka besoj shumë se adreson problemet. Pra një monitorim të gjithë strukturave të shtetit. Më shumë se kaq nuk ka.

Pyetje? Cila ka qenë përgjigja e z.Basha?

Rama: Unë nuk dua të komentoj kundërshtarin që isha në tavolinë për të biseduar. Pyeteni atë. Ne në angazhimin e plotë elektoral do të gjejmë kohën për të biseduar.

Pyetje? Do keni takim tjetër sot?

Rama: Unë s’kam takim tjetër. Nuk e shtroj për diskutim datën e zgjedhjeve.

Pyetje: A i trembeni akteve të dhunshme në Kavajë?

Rama: Unë nuk i trembem asgjëje. Jemi brenda filozofisë tonë për të bërë shtet./SYRI.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

ppsh03/05/2017 20:03

Duhet hequr me karoatrec siç thote tabela mbi koken e tij

koua03/05/2017 18:46

O Ed plehra do qe ta çosh Shqiperine ne lufte civile kshu si po ben per karriken e krimit kryeministror .Prit se ske pa gjo akoma.

roshi03/05/2017 18:33

shteti per ty eshte biznes!

Atdhetari 03/05/2017 18:29

O kryehajdut klysh komunisti pret qe populli te rrezoi sikur partin e babit tat ne dhjetor 90.

Shto koment

Denonco