Rama i sinqertë: Metën e emëroj President, LSI-në opozitë...

Rama i sinqertë: Metën e emëroj President, LSI-në opozitë...

23:35, 27/04/2017
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama ka folur sonte në Top Story për fatin e koalicionit PS-LSI, pasi zgjidhi çështjen e presidentit, që do të jetë Ilir Meta.

Edi Rama deklaroi se në zgjedhjet parlamentare, PS dhe LSI do të vijojnë në garë të ndara, pavarësisht se deri në zgjedhje koalicioni do të vazhdojë.

“Ne jemi partneritet strategjik dhe ky koalicion do vazhdojë. Do hyjmë në garë veç. Ne ishim garë, dhe do kemi dhe gjatë fushatës. LSI ka ambicie të ndryshme, nganjëherë dhe të kundërta. Bukur fort. Unë e kam thënë se nuk është punë numrash. Është çështje e reformimit rrënjësor”, tha Kryeministri në “Top Story”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

titi28/04/2017 08:51

A nuk e kuptoni qe Rama e meta po tallen me popullin opozitar . Duhet te marrimn hak per vitin 1990 kur u permbys diktatura . Kjo eshte e patolerueshme per Opoziten shqiptare , qe me thene te drejten ka shkuar per dreq .

labi28/04/2017 07:37

me mire qe po ndodh keshtu ..pasi do bien te dy me revolte popullore

Daj Jaku28/04/2017 05:44

Jeni duke tallur bythën me vlerat më të larta të lirisë duke përdorur antivlerat e rrënjosura në skutat e errëta të mëndjeve tuaja diabolike. Si lum ky popull që mezi ju ka. Shpërthimi që do shkaktoni nuk mund ti ngjajë zënkave maqedonase sepse ne shqiptarët bëjmë luftë civile, siç e do zakoni ynë, por ruajmë të paprekur shkaktarët e vërtetë, " udhëheqësit e mëdhej" , sikurse të ishin Bijtë e Zotit, por ama vrasim njëri tjetrin. Në vitin 1997 Shqipëria pati në pak muaj më shumë viktima se sa në gjithë luftën e dytë botërore. Por ama nuk u prek askush nga mjeshtrat qëve shkaktuan.

roshi28/04/2017 01:14

kujt i thote ky drogaxhi reformim rrenjesor, ate qe e kishte si "partner strategjik" ta beje artificialisht opozite neser"??! a e kuptoni o njerez, se çfare deformimi po i ben demokracise ky i çmendur!

Jo farses28/04/2017 00:30

Jo ore zoteri JO, nuk do te behemi gazi botes. Nuk do te shkelim ne ate derrase te kalbur renia e se ciles nuk dihet se sa larg eshte fundi i gremines. Je i sigurte ne fitore dhe une ta uroj verte, terhiqu dhe hap rrugen per zgjedhje te lira, fito prape dhe ta gezosh.

T28/04/2017 00:12

PPSh behet PS, nga PS krijohet LSI dhe keshtu lind "opozita" ne "demokracine" shqiptare.

Shto koment

Denonco