Cilët janë ambasadorët që bërtasin se Lulzim Basha s’do të bëhet kurrë Kryeministër?

Cilët janë ambasadorët që bërtasin se Lulzim Basha s’do të bëhet kurrë Kryeministër?

23:10, 26/04/2017
A+ Aa A-

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka bërë një deklaratë të fortë në emisionin Tonight Ilva Tare në Ora News, ku tha se ka ambasadorë që bërtasin nëpër korridore se Lulzim Basha nuk do të bëhet kurrë Kryeministër.

Tare: Pse dje nuk u arrit një marrëveshje?

Berisha: Besoj se je e informuar që ka dy deklarata. Ka një deklaratë të mbrëmshme në emër të tyre, ka një deklaratë të sotme nga vetë ai, pa emër, edhe anglisht e përkthyer. Në deklaratën që bëri, tani unë do të marr të tij sepse ky ishte negociatori kryesor i emëruar nga Parlamenti Europian, i emëruar nga kancelaria gjermane. Ky në deklaratën e tij të sotme, thotë të vërtetën sepse u bë një progres, por në pikat kryesore palët nuk ranë dakort, pra ndryshon kjo deklaratë thelbësisht nga deklarata që bëri delegacioni mbrëmë në emër të tij.

Tare: Ku është dallimi?

Berisha: Dallimi është shumë i madh sepse deklarata e mbrëmshme thotë që qeveria i pranoi dhe me gatishmërinë e madhe për të akuzuar opozitën dhe Lulzim Bashën për të cilin bërtitën nëpër korridore se nuk do të bëhet kurrë kryeministër, një marrëzi primitive e të huajve.

Tare: Kush e bëri këtë?

Berisha: Ka ndonjë të huaj, ndonjë ambasador të huaj që e bën këtë, gjë e turpshme por harron që aty ka shumë veshë që e dëgjojnë me neveri një gjë të tillë.

Tare: Në korridore aty te ABA?

Berisha: Korridoret janë të shumta, jo vetëm aty te ABA por edhe në korridore të tjera.

Kujtojmë se në ABA Center ndodhen zyrat e delegacionit të Bashkimit Europian.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

JULY27/04/2017 09:07

EUROPA PROSITUT NE AMERIKE NE AMERIK BASHA EUROPA E VITEVE 1912-1913 FRANCA E VITIT 1998 NE KOSOV EUROPA KURV PLAK

Xhevati27/04/2017 07:44

Te korridoret e Pallatit te Kongreseve. Nuk do shume mend per ta kuptu. Jam shume i sigurte qe ki amba nuk eshte luja.

Shto koment

Denonco