Rama pranon shtyrjen e zgjedhjeve në 16 korrik, por nuk pranon kushtin e opozitës, Basha largohet

Rama pranon shtyrjen e zgjedhjeve në 16 korrik, por nuk pranon kushtin e opozitës, Basha largohet

20:34, 25/04/2017
A+ Aa A-

Kanë rezultuar të pasuksesshme takimet e dyta në Pallatin e Kongreseve ku të pranishëm ishin kreu i PD-së, Lulzim Basha me negociatorin David McAllister nga njëra anë dhe nga ana tjetër Knut Flekenshtejn me kreun e PS-së Edi Rama dhe kreun e LSI-së, Ilir Meta.

Mësohet se ka qenë mazhoranca fillimisht që ka propozuar kërkesat e saj. Kreu i PS-së dhe i qeverisë, Edi Rama mësohet se ka pranuar të shtyjë datën e zgjedhjeve që të bëheshin në datën 16 korrik, por që qeverinë ta udhëheqë ai, thanë burime pranë tryezës për SYRI.net.

Pra, argumenti i tij i deritanishëm se nuk ma lejon Kushtetuta për shtyrjen e zgjedhjeve paska qene e gjitha një farsë.

Por pas marrjes së propozimeve, kreu i PD-së ka qëndruar tek kërkesa e qeverisë teknike me mandat të qartë vetëm për organizimin e zgjedhjeve.

Kjo kërkesë nuk është pranuar nga Edi Rama. Në këto kushte, kreu i PD-së është larguar dhe siç edhe deklaroi ai për gazetarët se, 'mbarova punë".

“Nuk kanë nisur ende negociatat. Nuk ka teknicienë. Erdha këtu për të vazhduar procesin e bisedimeve. U largova se mbarova punë”, u shpreh Basha. /SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Ripjerdhja ( Rilindja)25/04/2017 21:09

O pal qeke pall k.ri ik meso meso me shkrujt shqip o lango i rilindjes .

Ripjerdhja ( Rilindja)25/04/2017 21:04

Jo more Shoku Edvin kristaq rama jo nuk behen zgjedhje me ty se i pame ne Korçe Erseke dhe ne Peshkopi se sa te bukura u bene zgjedhjet.

Pali25/04/2017 20:55

Ky nuk po e kupton mesazhin. Kerko zgjidhje. Dhe zgjidhja nuk arrihet ke kerkesa ultimative. Pra nuk eshte bashkepunues. Dhe do te shikoni me vone presionin edhe nga PPE per largimin e Bashes nga kryetar i PD. Menura sesi po sillet Basha do te thote qe ne te ardhmen nuk do te kete asnje perkrahje. Ky eshte fund i paralajmeruar.

AlB425/04/2017 20:47

PD dhe lideri i saj duhet te mos terhiqet nga kerkesa legjitime e qeverise teknike, qeveria e "rilindasit" jo vetem qe ka ra,por terhiqet zvarre. Kreu i"rilindjes" eshte pergjegjesi dhe autori i kanabizimit te vendi kete duhet te pranojne miqte e BE qe po mundohen te negociojne ne kurriz te popullit me te varfer ne Europe.

roshi25/04/2017 20:43

eshte kapur mbas karrikes,si i mbuturi pas fijes se kashtes

Shto koment

Denonco