Pasi largohet Rama, ja kë thërret Ilir Meta në zyrën e tij

Pasi largohet Rama, ja kë thërret Ilir Meta në zyrën e tij

18:07, 25/04/2017
A+ Aa A-

Në orën 15:00 në zyrën e Ilir Metës u zhvillua një takim mes Ramës dhe dy zyrtarëve të BE David McAllister dhe Knut Fleckenstein.

Takimi mes 4 politikanëve zgjati rreth 1 orë, e pas largimit të dy eurodeputetëve, Kryeministri Rama qëndroi edhe për disa minuta në zyrën e aleatit të tij Meta.

Pas largimit të Edi Ramës, në zyrën e Ilir Metës është parë të hyjë edhe nënkryetari i Kuvendit e kreu i PDIU Shpëtim Idrizi.

Ky i fundit ka qëndruar për disa minuta duke bashkëbiseduar me kryeparlamentarin për negociatat që zhvillohen dhe më pas u largua.

Ndërkohë, Meta vazhdon të qëndrojë në zyrë i shoqëruar nga Petrit Vasili dhe Luan Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Atdhetari 25/04/2017 19:02

Bravo Basha popullin e ke me veti.

iliri25/04/2017 18:30

po c mut do idrizi aty ?? na eshte bere si mace e zeze qe lepihet pas metes...

Shto koment

Denonco