Kryemadhi, Ramës: Koalicionet pas zgjedhjeve

Kryemadhi, Ramës: Koalicionet pas zgjedhjeve

12:47, 29/03/2017
A+ Aa A-

Monika Kryemadhi ka bërë dy deklarata të forta të cilat shkojnë si mesazhe për kryeministrin Edi Rama para zgjedhjeve.

Ajo tha se koalicionet duhet të bëhen pas zgjedhjeve teksa nënvizoi faktin se teksa tani kanë 20 deputetë, në zgjedhjet e qershorit mund të marrin 40 deputetë dhe LSI të dalë edhe forcë e parë, tha ajo në emisionin "Vila 24" në News24. 

Si do dilni ne zgjedhje?

E para një herë uroj të mos shtyhen zgjedhjet se për mendimin tim nëse s’do hyjë ppozita në zgjedhje s’je më demokraci pastaj. se është si puna e asaj që po më kërcënove unë nga inati s’e bëj. Gjërat duhet të jenë parimore, principale, se në 2008, bëmë grevë urie, ja ku janë sot, PD, më parë PS, se nuk janë budallenj.

Ju keni 19 deputet sot?

Ne kemi 20, por unë mendoj që do ti kalojë 40.

Do dilni forcë e parë?

Pse jo, s’është çështja tek kryeministri, ti mund të jesh kryeministër, por mund të bëhesh edhe njeriu më i urryer.

Vlen për zotin Rama kjo?

Vlen për çdo kryeministër që varfëron njerëzit e vet, bën politika klienteliste…

A duhet një parti politike të garojë vetëm në zgjedhje?

Para zgjedhjeve të gjitha partitë politike duhet të hynë të barabarta dhe për mua proporcional i pastër, për të kuptuar se ku janë secila dhe pastaj pas rezultatit të detyrohen dhe të shkojnë të ulen. Ne e kemi kërkuar gjithë kohës këtë, këto kanë qenë kërkesat tona që në 2008.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Noku29/03/2017 13:36

ke per te marre derrin legene femer, mashtruese.hyni me vete ne zgjedhje dhe do e shikoni sa do merrni.

Shto koment

Denonco