Shkullaku dhe Bushati, Bashës: Do paguash kosto për lidhjet me administratën e Trump

Shkullaku dhe Bushati, Bashës: Do paguash kosto për lidhjet me administratën e Trump

14:05, 28/03/2017
A+ Aa A-

Ka shkaktuar shumë zhurmë një shkrim me nota dashamirëse për Lulzim Bashën, i botuar së fundi nga portali ultrakonservator amerikan, shumë pranë administratës së presidentit Trump, Breitbart.com.

Në artikullin, i cili i kushton një vend të veçantë edhe deklaratave të liderit demokrat ky i fundit pretendon se është luftuar dhe sulmuar pasi kundërshtari i tij politik, Edi Rama është një njeri i Sorosit: “Rama ka marrëdhënie me financierin dhe agjentin provokator ndërkombëtar George Soros. Basha u shpreh se ai beson që Rama është investimi kryesor i George Sorosit në Shqipëri dhe Ballkan” shkruan Breitbart.com.

Në artikull lihet të kuptohet se influenca Sorosiane e ka bërë opozitën e Bashës të ketë marrëdhënie të këqia edhe me një pjesë të shtypit ndërkombëtar edhe me një pjesë të diplomatëve që bëjnë politikat për rajonin tonë.

Pra i parë në këtë vështrim, depërtimi i Lulzim Bashës deri në faqet e Breitbart.com është një sukses jo i vogël. Kjo media online e themeluar nga Andreë Breitbart, me qëllimin për tu bërë si Huff Posti i së djathtës, nuk shquhet vetëm për qëndrimet e saj anti Soros.

Ajo është shumë pranë administratës aktuale të presidentit Trump dhe qarqeve ultra konservatore amerikane. Këshilltari strategjik i Donald Trump, Stephen Bannon, e ka drejtuar atë për një kohë të gjatë, deri kur në gusht të vitit të kaluar kur u zhyt kokë e këmbë në fushatën presidenciale.

Pra në këtë kuptim fakti se Lulëzim Basha arriti të shprehë pikëpamjet e tij (i sponsorizuar ose jo) në këtë media, që numëron sipas kundërshtarëve të saj mbi 35 milionë vizitorë unikë në muaj është padyshim një sukses.

Po kështu mund të konsiderohet edhe fakti se media ku ai foli ka nj ndikim shumë të madh jo vetëm tek republikanët ultrakonservatorë, por edhe brenda zyrave të Shtëpisë së Bardhë.

Pra në këtë kuptim, lideri i opozitës nuk mund të gjente platformë më të mirë për të bërë jehonë pikëpamjeve të veta për Shqipërinë.

Por thënë këtë, problemi mbetet tjetër: Sa e ka transformuar Lulzim Bashën fakti se duhej të përshtatej me Breitbart.com? Sa të besueshme janë pretendimet e tij se po sulmohet pasi është një mbështetës i flaktë i Donald Trump dhe sa të besueshme janë ato se kundërshtari i tij direkt, po mbrohet se është i përkëdheluri i Xhorxh Sorosit.

Po të njohësh pak Breitbart.com vë re se përveçse ajo është një media ultra e djathtë, ajo është gjithashtu raciste, anti-semite, dhe misogjine dhe pro nacionalistëve të bardhë. Në më shumë se një rast, gjatë kohës që drejtohej nga këshilltari aktual i Trump, Bannon Breitbart.com

Ka botuar tekste kundër muslimanëve. Nuk është mjaftuar me kaq, po nuk ka nguruar të sulmojë edhe çifutët. Madje ka arritur kulme me sulmet seksiste duke mbajtur qëndrime të tilla si “Kontraceptivët i shndërrojnë femrat në të çmendura dhe të shëmtuara”.

Rreth kësaj ideologjie vërtiten edhe mendimet e Stephen Bannon. Ky 62 vjeçar ka ka qenë më parë oficer marine, bankier tek Goldman Sacsh pastaj prodhues filmash në Holliëood është konsideruar nga vetë themeluesi i Breitbart News, Andrew Breitbart si “Leni Riefenstahl i Tea Party”.  Pra si regjisorja e famshme e filmave glorifikues për Adolf Hitlerin.

Ai sot natyrisht është në qendër të pushtetit në Shtëpinë e Bardhë, një nga tre katër njerëzit më të fuqishëm të shtetit më të fuqishëm në botë dhe për këtë është shumë lakmuar nga liderët politikë të shteteve të vogla.

Afërsia me të dhe shfaqja në median që ai drejtoi për disa vite mbetet një qëllim i të gjithë udhëheqësve politikë që kapërcejnë Atlantikun.

Me sa duket këtë strategji zgjodhi dhe Basha. Por pyetja është me çfarë çmimi? A beson vërtet lideri demokrat tek ideologjia e Stephen Bannon dhe e  Breitbart News? A beson ai vërtet se po luftohet si mbështetës i Trump në Shqipëri?

A beson tek ato vlera që u përmendën dhe që janë krejtësisht të kundërta me idealet e Europës së Bashkuar që ai ende nuk i ka mohuar? Apo mos vallë e gjitha kjo nuk duhet marrë kaq seriozisht, por duhet parë thjeshtë si një përpjekje për të treguar në Tiranë se është lidhur me më të fortin?

/Lapsi.al

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Edi28/03/2017 17:47

Eshte e verete se Breitbart News dhe ish drejtuesi i saj Steve Bannon, tani keshilltar strategjik i Presidentit, jane shume prane Presidentit Trump per momentin, por nuk besoj se do te shkoje gjate. Trump do te detyrohet edhe per shkak te disa deshtimeve te ketyre dy muajve ne pushtet , te distancohet nga kjo ideologji ultranacionaliste e cila ka shume pak perkrahje ne elektoratin amerikan. Trump do jete i detyruar te anoje nga politika e moderuar. Nuk mendoj se Basha ka zgjedhur aleate te pershtatshem ne SHBA

Agon28/03/2017 16:50

Shkullaku po te cfrytezon dikush ose Bushati .Mos more mos u shit si per vota he burre.

roshi28/03/2017 14:25

e cfare rendesie kane keto hamendje nqs e gjithe kjo strategji con ne ate qe do opozita ,ne shporrjen e kesaj shpure te rilindjes nga pushteti i saj i l?dhur me krimin dhe krijimin e qeverise teknike!

Shto koment

Denonco