A do tërhiqet Rama? Agron Duka: Besoj se do hyjmë në zgjedhje me qeveri teknike

A do tërhiqet Rama? Agron Duka: Besoj se do hyjmë në zgjedhje me qeveri teknike

22:31, 26/03/2017
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka ripërsëriti qëndrimin se opozita nuk do të hyjë në zgjedhjet e 18 qershorit me Edi Ramën Kryeministër, duke kërkuar krijimin e një qeverie teknike.

Gjatë punimeve të Akademisë Politike të organizuar nga të rinjtë e PAA, Duka theksoi se as ndërkombëtarët nuk do të lejojnë që të bëhen zgjedhje vetëm me mazhorancën.

Sipas Agron Dukës, Kryeministri Edi Rama do të tërhiqet nga qëndrimi i tij dhe do të krijohet një qeveri teknike, e cila do organizojë zgjedhje demokratike.

Deklarata e kreut të PAA, Agron Duka:

Opozita nuk shkon në zgjedhje me këtë qeveri, jo sepse ashtu dëshiron ajo por sepse ka një sërë argumentash që dihen tashmë. Ne mendojmë dhe tashmë jemi të bindur se me këtë qeveri rrezikohen zgjedhjet e lira dhe të ndershme dhe provat janë dhënë për këtë në zgjedhjet e pjesëshme dhe ato vendore.

Ne si pjesë e opozitës kemi të njëjtin qëndrim, pra nuk hyjmë në zhjedhje pa qeveri teknike, pa garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme. Një mazhorancë e dalë nga zgjedhje pa pjesëmarrjen e opozitës nuk mund të ketë një qeveri. Gjithësesi unë nuk besoj se opinioni kombëtar dhe ndërkombëtar do të lejojë që të bëhen zgjedhje ku marrin pjesë vetëm një pjesë e politikës.

Një shenjë për këtë e dha edhe lideri i LSI i cili me të mirat dhe të këqijat që ka, në këtë pjesë ndau të njëjtin mendim me ne kur tha se pluralizmi në Shqipëri ka ardhur në 1990, kështu që nuk kemi ndërmend të hymë me një parti në zgjedhje. Sipas meje sinoptika është pozitive dhe gjykoj që ne do hymë në zgjedhje me qeveri teknike e cila përfaqëson gjithë popullin shqiptar dhe që do të krijojë një shtrat për zgjedhje të lira dhe të ndershme diçka pozitive edhe PAA. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Pandi27/03/2017 02:59

Koli, po ti nga e di qe nuk ka mbeshtetje nga nderkombetaret ? Po edhe sikur te mos kete , ka mbeshtetje nga KOMBETARET....

Koli26/03/2017 23:12

Mos i genjeni demokratet. Nuk ka asnje perkrahje nderkombetare. Mos e zhysni kete popull pa te drejte drejt fundit. Mendoni zgjidhje te zgjuara.

Shto koment

Denonco