KQZ vendos kundër kërkesës së Prokurorisë, nuk i hiqet mandati Peçit dhe Zotkajt

KQZ vendos kundër kërkesës së Prokurorisë, nuk i hiqet mandati Peçit dhe Zotkajt

18:32, 23/03/2017
A+ Aa A-

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që asnjë nga 31 deputetët dhe 8 kryebashkiakët të cilët ishin dërguar së fundmi në KQZ për riverifikimin të formularit të dekriminalizimit, ti mos hiqet mandati.

Në mbledhjen e sotme, vendimi u mor vetëm nga 4 anëtarë të maxharancës në KQZ, ndërsa ata të opozitës u larguan para se të jepej verdikti për 21 subjektet politike.

Për dy nga kryebashkiakët, Tërmet Peçi dhe Adriatik Zotkaj, prokuroria kishte kërkuar heqjen e mandatit të kryebashkiakut, ndërkohë që KQZ ka vendosur ndryshe.

Mbledhja e KQZ

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është mbledhur prej orës 14:00, për të bërë riverifikimin e formularëve të vetëdeklarimit për 21 zyrtarë, 13 deputetë dhe 8 kryetarë bashkish. Pavarësisht diskutimeve për disa orë, 3 prej anëtarëve të propozuar nga opozita kanë lënë mbledhjen. Bëhet fjalë për Hysen Osmanajn, Klement Zgurin si dhe Vera Shtjefnin.

Në fjalën e tij Osmanaj theksoi se ishin përzierë krimet penale me gabimet e gjendjes civile. Më i ashpër ka qenë reagim i Shtjefnit, e cila tha se sot dekriminalizimi kishte marrë goditje të rëndë. Sakaq, Zguri theksoi se ky gjykim ishte politik, pasi KQZ kishte thirrur njerëz që nuk kishte arsye të ishin në ato lista.

Ndërkohë, kreu i KQZ-së, Denar Biba tha se fakti që janë bashkuar listat nuk do të thoshte se ishte e njëjta situatë. “Gabimet në formular, mund të humbësh mandatin. Nuk kanë plotësuar saktë formularin sipas prokurorisë. Për ne e kanë plotësuar saktë formularin. Mirë do ishte që formulari të hartohej ndryshe”, tha Biba.

Listat

Ndër emrat e listuar nga KQZ janë deputetët Sali Berisha, Arben Ristani, Eduard Halimi, Florian Mima, Myqerem Tafaj, Spartak Braho, Vangjel Dule, etj; të cilët kanë deklaruar të dhëna në formularin e dekriminalizimit, jashtë afateve të parashikuara në ligj. Krahas deputetëve të mësipërm në listë janë dhe 8 kryetarë bashkish: Artur Bardhi, Edmond Themelko, Ndrec Dedaj, Rajmonda Balilaj, Adel Lala, Zef Hila, si dhe dy kryebashkiakët Tërmet Peçi dhe Adriatik Zotkaj, për të cilët prokuroria ka kërkuar ndërprerjen e mandatit, pasi nuk kanë deklaruar dënime të marra më parë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Albi23/03/2017 19:29

Ky cjap i KQZ eshte ai qe perplaste kembet ne KQZ ku Rama humbi bashkine,eshte kjo arsyeja qe u zgjodh ng padron Rama "rilindja". Mjere Shqiperia qe vetem fasade ka demokracine brenda eshte diktature kalu diktatures,ose diktature me lekure demokracie.

tomi ii 2 2oi723/03/2017 19:17

brravo ky eshte vikingu qe pellet rilindja kriminelet jane te pa fajshem rrofte sh enver me ne krye edin

Nacionalist23/03/2017 19:03

Hani m... e Bibes se KQZ-se ju qe thoni qe vetingun e bllokon opozita!Ky eshte rasti me flagrant qe tregon se kush eshte pro vetingut! Vetem kallashi ben pune ketu, Nuk shoh ndonje zgjidhje tjeter! Ne liste te paret keta kamikazet e KQZ, dhe pastaj te tjeret!

Nacionalist23/03/2017 18:54

Hani mutin e Bibes se KQZ-se ju qe thoni qe vetingun e bllokon opozita!Ky eshte rasti me flagrant qe tregon se kush eshte pro vetingut! Vetem kallashi ben pune ketu, Nuk shoh ndonje zgjidhje tjeter! Ne liste te paret keta kamikazet e KQZ, dhe pastaj te tjeret!

lushingabarbullushi23/03/2017 18:49

E habitshme? Sikur eshte hera pare...

Shto koment

Denonco