Ilir Meta preferon veterinerët, në vend të votimit të ministrave të Ramës

Ilir Meta preferon veterinerët, në vend të votimit të ministrave të Ramës

15:20, 23/03/2017
A+ Aa A-

Duket se ka qenë një mesazh për Edi Ramën lëvizja që ka bërë sot Ilir Meta, duke shmangur pa ndonjë arsye madhore drejtimin dhe pjesëmarrjen në seancën e sotme parlamentare.

Pavarësisht se disa deputetë të LSI-së i votuan të katërt ministrat e rinj të Ramës, përfshirë edhe Fatmir Xhafaj, vota e Ilir Metës mungoi.

Menjëherë pas votimit të katër ministrave në parlament, zyra e shtypit e Kuvendit shpërndau me urgjencë njoftimin se Ilir Meta kishte qenë sot në një takim me veterinerët, së bashku me Ministrin e Bujqësisë, Edmond Panaritin.  

Tema e diskutimit me profesorë të veterinarisë kishte qenë “Mjeku veterinar shqiptar dhe sfidat për të ardhmen”, ku Ilir Meta kishte folur për shkencën e veterinarisë, arritjet e Panaritit si ministër, lopët e shpërndara për fermerët etj.

Të gjitha këto problematike në këto momente, duken më të rëndësishme për Ilir Metën, sesa arnimet e qeverisë Rama.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

lushingabarbullushi23/03/2017 19:50

Putan si ky nuk ka pa historia... hallall edi rama! si qenka ky. Putan me licens.

Ardian23/03/2017 18:20

Keto jane thjeshte filma. Aleanca e qelbesirave nuk shkermoqet kollaj, madje ajo eshte internacionalizuar tashme.

kritiku23/03/2017 16:34

O Ilir, nje here te vetme ne jete keputet kordoni ambilikal, o burre Skrapari (megjithese ato ane rakine e kane me te forte nga burrat)! Kepute si keputet o njeri dhe shpe(j)to!

Qytetar23/03/2017 16:32

Shoku meta çfare do me tregu me keto qe ben qe ja un nuk merr pjese ne votimin e ministrave te perfolur se ta la Presidenti ne dore bixhen se si do veprosh me Fatmir xhafen por ti u trgove Kamaleon . Po ato deputetet e tuaj pse e votuan ??????. Per qetesi e dashuri qe ka ik ta dhjeu ne komisionin parlamentar Fatmir xhafa.Dhe ti nuk ishe i zoti nje fjale ti ktheje pergjigjen .

meta23/03/2017 16:31

Normale,pasi te gjithe politikanet shqiptare jane "veterinere",ata i perdorin mire dy gishtat e medhenj te duarve,njerin per mbrojtjen e vehtes dhe tjetrin per ndonje qe haron te mbroje vehten.

mitati23/03/2017 16:03

Ketyre burrave qe drejtojne aleancen e qelbesirave u eshte mbushur mendja si udheheqesi I tyre shpirteror Enveri se dine CDO gje dhe se mund te flasin per CDO gje,per gruan,rinine,shkencen,veterinarine, etj,etj. Gallate te madhe ka ne kete vend. Dite te lumtura e plot humor po kalojme. Lum si ne.

Shto koment

Denonco