Balla fsheh dokumentet e komisionit. Nuk ja jep deputetëve të PD

Balla fsheh dokumentet e komisionit. Nuk ja jep deputetëve të PD

12:34, 23/03/2017
A+ Aa A-

Javën e kaluar mbylli punimet komisioni hetimor i mazhorancës për privatizimin e OSSH i drejtuar nga Taulant Balla.

Por, edhe pse kanë kaluar disa ditë nga mbyllja e punimeve të komisionit hetimor, Taulant Balla nxorri në mediat pranë qeverisë Rama konkluzionet e supozuara se do t’i rekomandojë prokurorisë të nisë hetim penal ndaj Shkëlzen Berishës për refuzim të dëshmisë.

Mirëpo, e vërteta është se deputeti socialist nuk ka nxjerrë asnjë konkluzion të punimeve të komisionit të drejtuar prej tij. Këtë e konfirmojnë edhe anëtarët e opozitës që ishin pjesë e këtij komisioni, të cilët thonë për Syri.net se Taulant Balla nuk i vënë në dispozicion dokumentacionin dhe provat e mbledhura.

Për këtë arsye, Syri.net ka siguruar kërkesën e grupit parlamentar të Partisë Demokratike që i ka dërguar kryeparlamentarit Ilir Meta. Në këtë shkresë, grupi i PD përmes deputetes Dhurata Çupi kërkon që t’i vihen në dispozicion dokumentet me konkluzionet e arritura të komisionit që drejtohej nga Taulant Balla, pas disa kërkesave të përsëritura por pa sukses. /SYRI.net/

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco