Ja emrat e ministrave që shkarkoi Rama sot Tre prej ministrave të shkarkuar: Beqaj, Tahiri, Klosi

Ja emrat e ministrave që shkarkoi Rama sot

11:54, 12/03/2017
A+ Aa A-

Mësohet se Kryemistri dhe kryetari i PS, Edi Rama, iu ka komunikuar sot shkarkimin katër ministrave: Saimir Tahiri, Blendi Klosi, Ilir Beqaj dhe Bledi Çuçi.

Lajmi mësohet nga burimet brenda mbledhjes që Rama zhvilloi me 12 koordinatorët politikë të PS-së.

Shkarkimi, ose siç u motivua nga Rama si ndryshim në qeveri, bëhet pas 23 ditësh proteste përpara Kryeministrisë nga opozita, e cila kërkon qeveri teknike si garant për zgjedhje.

Katër ministrat do të fokusohen tanimë në 4 qarqet ku janë deleguar politikë për të zhvilluar fuashatën elektorale të PS.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco