PS në krizë deputetësh, urdhri i Ruçit: Mos dilni jashtë shtetit për asnjë arsye

PS në krizë deputetësh, urdhri i Ruçit: Mos dilni jashtë shtetit për asnjë arsye

15:29, 27/02/2017
A+ Aa A-

Dorëzimi i mandatit ditën e sotme nga deputeti i PS-së, Armando Prenga duket se ka futur në krizë Partinë Socialiste, pasi numri i deputetët i ka rënë, gjë që e tregoi edhe seanca e kaluar ku u kërkua me ngulm thirrja e deputetëve të LSI-së që të plotësohej kuorumi.

Pikërisht kjo situatë ka qenë edhe në qendër të mbledhjes së grupit parlamentar të PS-së, të drejtuar nga kreu, Gramoz Ruçi.

Siç raportojnë mediat, gjatë mbledhjes së grupit parlament të PS-së, kreu i këtij grupi, Gramoz Ruçi u ka kërkuar deputetëve që gjatë kohës së bojkotit të opozitës të mos mungojnë në seancat plenare si dhe të mos dalin jashtë shtetit; as për punë dhe as për çështje personale.

Kërkesa e Ruçit vjen në një moment kur në parlament është vetëm mazhoranca dhe kur kjo e fundit e humbi një deputet sot që dorëzoi mandatin, mandat që me shumë gjasa do i kalojë LSI-së.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shoku " Shpati " 27/02/2017 16:02

Po pse o Gramoz ??? Po sikur Taulanti , Erioni apo Peza te jene te ftuar ne ndonje simpozium shkencor diku ne europe mos te shkojne ...

Shto koment

Denonco