Kamenos: Ushtarët me shqiponjën shqiptare, të frymëzuar nga retorika  nacionaliste e Ramës

Kamenos: Ushtarët me shqiponjën shqiptare, të frymëzuar nga retorika nacionaliste e Ramës

12:42, 24/01/2017
A+ Aa A-

Edhe ministri i Mbrojtjes së Greqisë Panos Kamenos ka komenton ngjarjen e fotografisë së shtatë ushtarëve duke simbolizuar me duar shqiponjën shqiptare në qendrën ushtarake në Mesologi.

Kamenos tha se ekziston një plan i ringjalljes së nacionalizmit shqiptar, e shfaqur kohet e fundit me deklaratat e Kryeministrit shqiptar Edi Rama për çamët. Ai shtoi se do të hetohet ky “fenomen fatal” nëse prania e shtatë ushtarëve shqiptarë në një kapanon është e rastësishme apo e qëllimshme.

Kamenos i ka bërë këto deklarata sot në një lidhje telefonike për televizionin Antena në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Greqi”, ku është shprehur se në mënyrë kategorike këto fenomene nuk duhet të ndodhin në Forcat e Armatosura dhe është i vendosur të bëhet kërkim i detajuar dhe me urdhër të tij të jepet dënimi maksimal për shtatë ushtarët shqiptarë.

Dënimet do të jepen bazuar në Kodin Ushtarak, duke thënë se gjatë kohës së kryeministrit Simit është kryeri grekëzimi i shqiptarëve në mënyrë të pakontrolluar dhe për arsye elektorale.

A ka përfunduar me fjalinë “Kush nuk ndihet grek, mirë do të ishte të kthehej në Atdheun e tij”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco