Luçiano Boçi: Edi Rama përçmon dhe nuk përfill maturantët

Luçiano Boçi: Edi Rama përçmon dhe nuk përfill maturantët

15:51, 15/10/2016
A+ Aa A-

Deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi ka akuzuar Kryeministrin Edi Rama se po tallet me gjimnazistët kur thotë se nuk do të paguajnë tarifë për të fituar të drejtën e studimit.

Pas aktivitetit të sotëm të Ramës në universitetin që zotërohet nga deputeti i tij Anastas Angjeli, Boçi thotë se kur kanë mbetur pak ditë nga nisja e vitit të ri akademik, auditoret në Universitetet publike janë bosh, ndërsa e kundërta ndodh me universitetet private.

Sipas deputetit demokrat, këto janë efektet e sistemit të ri të hartuar nga paaftësia e Ramës dhe ministres Nikolla.

Reagimi i deputetit demokrat Luçiano Boçi:

Nga maja e Universitetit mesdhetar, ku diplomen mund ta marresh dhe duke u lare si turist gjate vitit ne Mesdhe, Rama po u mbush mendjen maturanteve se budallalliku qe ai prodhoi eshte ndryshim epokal!? 

Ne fakt nga nje ane ka "te drejte".
Ka te drejte sepse coroditja, amullia, deshtimi qe ai instaloi per maturantet, ishin unikale ne keto 25 vite.
Harroi te thoje qe si rezultat i ketij "ndryshimi epokal", pas ezaurimit te dy raudeve, me shume se gjysma e maturanteve enden rrugeve e zyrave te ministrise se tij, per te kapur te ardhmen.
Harroi te pohoje qe ne fazat e pritshme maturantet do luajne "live", si ne loto 1X2, ose "shak-shak" e bardhe, e kuqe, e verdhe, fatin e tyre.
Nuk i tha qe viti akademik, do vetem pak dite te filloje dhe auditoret ne shume Universite publike do jene bosh, per shkak te paaftesise se tij e ministres se tij.
Harroi te pranoje qe udhezimi i tij e detyron maturantin te regjistrohet ne nje dege qe ai nuk e deshiron, por qe e ka shenuar nga halli. 
Kjo dege me gjasa eshte gjithmone ne Universitet jopublik, si ai ku eshte ngjitur Rama.
Ben tellallin e u thote maturanteve qe e keni ju ne dore procesin.!?
E habitshme!!!
Kjo eshte tamam me jua lene .....ne preher, pikerisht atyre qe vuajne pasojen e ketij deshtimi!!
Me e bukura eshte se u mburret se ato nuk do paguajne me leke per te fituar te drejten e studimit, pikerisht nga nje vend ku, per bachelor te duhen deri ne 2000€ e per master deri ne 3000 €!!!!!
Kjo nuk eshte me tallje me maturantet.
Eshte percmim e mosperfillje totale!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco