VIDEO/ Turpi i radhës! Përse Edi Rama nuk po e uron Donald Trump?!

VIDEO/ Turpi i radhës! Përse Edi Rama nuk po e uron Donald Trump?!

14:52, 21/01/2017
A+ Aa A-

Ashtu siç njoftojnë mediat ndërkombëtare, përfshirë ato të vendeve fqinje dhe ballkanike, gati e gjithë bota ka uruar zgjedhjen zyrtare të Donald Trump, si president i 45-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Edhe nga Shqipëria menjëherë pas betimit të njeriut që do të udhëheq për 4 vite vendin më të fuqishëm në botë, nuk vonuan urimet nga presidenti i vendit Bujar Nishani, kreu i opozitës Lulëzim Basha dhe kryetari i Kuvendit Ilir Meta. Me kalimin e orëve, ajo që po bie në sy është mungesa e një urimi nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, apo edhe nga qeveria si institucion.

Presidenti i ri i SHBA, tashmë e ka lënë pas ceremoninë e inaugurimit dhe ka nisur punën duke firmosur vendime të rëndësishme. Të gjithë e dimë që Edi Rama ngeli i shokuar nga humbja e Hilari Klinton dhe fitorja e Trump pasi të tjera hesape kishte bërë, por kjo mungesë urimi nuk ka të bëjë me Ramën si individ, por me kryeministrin dhe qeverinë e një populli, që dihet botërisht se është më pro amerikani.

Urimi për Trump është bërë edhe nga qeveri, të cilat nuk i kanë “fare qejf” Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nëse Rama ka vendosur që të jetë i fundit në listë, ky nuk është më problem i tij, por turpi dhe fatkeqësia e popullit shqiptarë që ka këtë kryeministër.

Nëse ndihet ende i kompleksuar nga deklaratat e papërgjegjshme që lëshoi kundër tij gjatë fushatës presidenciale, sërish është problem i tij personal, por ai në fund të ditës është kryeministër i Shqipërisë dhe nuk ka asnjë të drejtë, të turpërojë gjithë shqiptarët, pavarësisht se ata nga ana e tyre kanë përmbytur rrjete sociale me urimet më të mira, për presidenti e vendit më mik që kemi.

SYRI.net


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Ari22/01/2017 15:31

Po sikur Trump largeqoft te dali si e para shikon Rama ca do thoni ? :p

Ari22/01/2017 15:31

Po sikur Trump largeqoft te dali si e para shikon Rama ca do thoni ? :p

Rasim 22/01/2017 09:17

Po

lila21/01/2017 20:08

Marre per kosovart

Lulzim xhelili21/01/2017 19:46

Trimat mbeten trima. Gooo Rama Si dihet Trumpit

Mondi21/01/2017 17:49

Nuk thoni mir ben se do te prishte urimet e mijra shqiptarve qe i kane bere z Trump,tashi si bon dermon as kalliri misrit jo mo kacarrumi aq shume eshte mbushur,shikojeni ne fytyre si eshte bo, vdekja qe ecen.

laduti21/01/2017 17:18

Ku pyet Ervin Kristaq Rama per President te SHBA. Si eshte vet lider boteror ja ka mbushur mendjen Vuqiq se aty I ka rrenjet partia qe ai drejton parti qe ende nuk e dime a eshte legale

Berisha21/01/2017 16:28

Mire ja ben i plasi trapi atij per trapin. cfaredo te bente ai keq do thoshit. Vari trapin trapit.

peleshi21/01/2017 15:30

pse ta uroje persedyti!,per kete pune ka nxjerre laviren e paleshit

Elias21/01/2017 15:25

Kot spekulloni..... Trumpi i perbuz bythelepiresit brenda rrethit te tij ndersa ata si puna juaj qe si ka ne hesap se ekzistojne apo jo ne kte rruzull e merrni me mend vete ju se cfare ju ben.

Shto koment

Denonco