Shkëlzen Berisha i përgjigjet akuzave të Ballës: Shpifja e radhës nga shpifësi i Ramës

Shkëlzen Berisha i përgjigjet akuzave të Ballës: Shpifja e radhës nga shpifësi i Ramës

23:00, 11/01/2017
A+ Aa A-

Djali i ish-Kryeministrit SaliBerisha, Shkëlzen Berisha ka reaguar sërish sot për akuzat e deputetit të PS Taulant Ballës se ai ka lidhje me biznesmenin Ndue Kalaj, i përfshirë në çështjen e CEZ.

“Në serinë e re të shpifjeve papagalli i Ramës flet mbi një takim që do duhej të ndodhte mes meje, drejtorëve të CEZ dhe z.Kalaj. E përsëris që nuk kam asnjë lidhje me z.Kalaj dhe aktivitetin e tij. Nuk kam pasur asnjë kërkesë për një takim të tille. Ky takim nuk ka ndodhur kurrë. Falsiteti i këtij takimi mund të provohet lehtësisht duke pyetur personat e përmendur. Është thjesht shpifja e radhës që i serviret publikut nga shpifësi Ramës”, shkruan në reagimin e tij Shkëlzen Berisha.

Sipas deputetit socialist Taulant Balla, dje Komisioni Hetimor Parlamentar për hetimin e privatizimit të OSSH-së nga kompania CEZ është njohur me disa prova të rëndësishme lidhur me një person të quajtur Nuel (Nue) Kalaj i cili sipas dëshmive të deritanishme ka qënë “sekseri” i martesës së qeverisë shqiptare të asaj kohe të drejtuar nga Sali Berisha me kompanine CEZ.“Ai ka qenë i lidhur me te birin e Kryeministrit te asaj kohe Sali Berishes.

Kjo kuptohet qartë ne këte e-mail ku drejtori cek ne Shqiperi, Josef Hejsek i thote n/drejtorit të CEZ-IT në Prage Tomas Pleskac, se do ta priste bashku me Nuelin ne aeroport në sallonin VIP. Hejseku thote gjithashtu se sipas Nuelit, takimi me te birin do ta shtyjme për neser pas ardhjes se Kryeministrit. Pra kuptohet që Tomas Pleskac (n/drejtori i CEZ-it ne Prage) së bashku me Hejsekun dhe të tjerë janë takuar me Kryeministrin dhe pastaj me të birin e tij. Sot nuk po bej asnjë pyetje. Pyetjet do t’i behen në komsion hetimor dhe më pas. Hetimi parlamentar vazhdon”, thotë Balla.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

morri11/01/2017 23:09

Ore ky palla mbeti si ata qente e zgjebosur qe nga kruajtjet qe u jep semundja vazhdojne dite e nate duke lehur. Fatkeqesi per PISIN qe perfaqesohet nga nje none.

Shto koment

Denonco