PS në panik nga ikja e Blushit e Hafizit: Na kthe mandatin. Blushi: Kujt t'ja jap mandatin, Roshit, Armandos apo Arben Ndokës? Ben Blushi`

PS në panik nga ikja e Blushit e Hafizit: Na kthe mandatin. Blushi: Kujt t'ja jap mandatin, Roshit, Armandos apo Arben Ndokës?

12:54, 13/10/2016
A+ Aa A-

Partia Socialiste është përfshirë nga paniku pas deklarimit publik të deputetit Ben Blushi se ai dhe deputetja Mimoza Hafizi largohen nga partia. Për t'iu përgjigjur Ben Blushit për largimin nga partia, nuk foli kreu i grupit parlamentar Gramoz Ruçi, por njeriu i afërt i Edi Ramës, Taulant Balla.

Ky i fundit i kërkoi Blushit që PS t'i kthehet mandati, pasi është fituar si socialist.

“Na kthe mandatin që ke marrë me PS. Ti sot mohove ato që ke thënë vetë në sallë.  Kur socialistët vriteshin, ti flisje si Saliu. Nuk e kemi kanabizuar Shqipërinë, e kemi luftuar”, tha Taulant Balla gjatë fjalës së tij.

Por i menjëhershëm ka qenë edhe përgjigja e Ben Blushit. “Kujt të ja kthej mandatin, Elvis Rroshit, Armandos apo Arben Ndokës, të cilët të vijnë e të gjejnë një strehë vorfënore këtu, që të mbrohen nga ato që kanë bërë”.

FJALA E Z. BLUSHI:

"Nuk dua t’ia prish solemnitetin kësaj dite duke u marrë me një rilindas. Ai ka dy vjet që bën tender: kush e shan më shumë Blushin. (I drejtohet Taulant Ballës): Dhe unë të nxis ta vazhdosh dhe ta fitosh! 

Po të them diçka: Padyshim, ikja nga një parti pas 20 vjetësh, nuk është se s’kam keqardhje dhe nisur nga kjo keqardhje, vendosa të iki duke pasur dilemën: Çfarë do të bëhet me mandatin tim?

Në kushte normale padyshim do t’ua kisha dhënë nëse do të besoja se mandati im do të vlente për nddonë gjë. Por kujt t’ia jap unë këtë mandat?! Elvis Roshit,  Armandos,  Arben Ndokës?!  Banditëve që vijnë këtu dhe gjejnë një strehë vorfnore të mos i kapë ligji? Rilindjes, që të fusë ndonjë kanabist që të mos e kapë ligji?! Me kë ta shkëmbej mandatin?!

Keni parë ndonjë njeri që shkon nga pushteti në opozitë? Se janë ata që ishin dje me Saliun, sot janë me ju, nesër prapë me Saliun!

PD dhe PS janë në pushtet , kurse ne po shkojmë në opozitë me mashtrimin që thotë se e hoqi Lazaratin dhe e ktheu kanabisin në politikë shtetërore;

po shkojmë në opozitë me ata që rritën varfërinë;

me ata që po mbushin gjithë Shqipërinë nga veriu në jug me pllaka majolike.

Jam në opozitë me të gjitha ato që përfaqësoni ju, pikë për pikë.

Më përmende mua “21 Janarin”... Ju që nuk keni guximin të mbroni Arditin, se Arditi është “21 Janari” me mbetjet.

Keni tre vjet që keni ardhur në pushtet dhe nuk bëtë një gjyq për ata! Kush i çoi ata pritë? Vetë fshihen në zyrë, fshihen poshtë Lanës, kurse ata i çoi në pritë që t’i vrasin!

A nuk thashë të mos e bojkotojmë parlamentin se nuk vlen! I hoqën rrogat tona. Por keni shkuar dhe i keni marrë rrogat pafytyrësisht, keni shkuar të gjithë të merrni rrogat e prapambetura në gjyq për një akt moral që kishit bërë!

Për fat të mirë të Shqipërisë, shumica e gjërave po dalin! Nuk ka kalbëzim më të madh moral se atë që po përfaqëson Rilindja. Nuk dua të jem aksioner dhe as punëtor në një ndërmarrje private si kjo.

Ju e shihni Parlamentin si një burokraci. Po nder a keni ju që të votoni që në PS nuk ka zgjedhje?! Çfarë nderi keni ju që votuat dy vjet më parë që të hiqen mbetjet nga Shqipëria?!

Pyetja që kanë shqiptarët është “pse unë dhe Moza”. Sepse nuk vijmë për një rrogë dhe do të jemi këtu deri ditën e fundit.

Çfarë ka në këtë parlament, që nuk shkon?! Ka tre parti të të pasurve: PS, PD, LSI! Prandaj u votua ligji i mbetjeve dhe u vra Arditi! Pse duhej të vritej ai i varfri? Për interesat e të pasurve.

Nuk mbroni njeriun  që iku për fat të keq, të thoni një fjalë të mirë! Për fatin tim të keq ju përçmoj! Jeni një kastor e përçmueshme dhe e padurueshme! "

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco