Tahir Muhedini: Do t’u vë gjyshërve të 139 deputetëve, lule

Tahir Muhedini: Do t’u vë gjyshërve të 139 deputetëve, lule

11:44, 13/10/2016
A+ Aa A-

Deputeti i PDIU-së, Tahir Muhedini, ka ngritur çështjen e Çamërisë sot në Kuvend dhe u ka kërkuar deputetëve të Kuvendit të mos e harrojnë Çështjen Çame, “të mos e ulin stekën” siç u shpreh ai, pasi për të foli edhe komisioneri Johanes Hahn.

Muhedini e nisi fjalimin e tij duke thënë “Unë jam Tahir Muhedini” për të dalë në konkluzionin se edhe pse me origjinë çame, është shqiptar.

“Si shqiptarë nuk ka pse të na tregojë çështjen tonë, Hahn dhe as ta ulim “stekën”.

Unë kam vendosur të vendos lule në varrin e gjyshërve të secilit prej jush për respekt. 139 varre do t’i vizitoj një e nga një, por varrin e gjyshit tim nuk kam ku ta gjej. Në vend të tufës me lule përdoret fjala Çamëri.

Mos harroni se jemi shqiptarë dhe ai emërtim është tufa me lule na varrin e gjyshit tim,” tha Muhedini.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco