Rama bën ironi me Vuçiç: Nuk garojmë për zemrën e Merkelit, për BE-në i di gjërat, për Moskën të pyes ty

Rama bën ironi me Vuçiç: Nuk garojmë për zemrën e Merkelit, për BE-në i di gjërat, për Moskën të pyes ty

11:25, 13/10/2016
A+ Aa A-

Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiç kanë shkëmbyer batuta ndërsa bisedonin bashkë në Forumin për Sigurinë në Beograd.

Vuçiç foli për akuzat që i bëhen në Serbi se me humbjen e zgjedhjeve nga Angela Merkel në Gjermani, do të humbë edhe mbështetja e tij në Bashkimin Europian.

Sipas kryeministrit serb, sulmet ndaj tij janë pasojë e dyzimit të Serbisë mes Perëndimit dhe Lindjes. Ndërkohë ka ndërhyrë Edi Rama që ka thënë se zgjedhjet në Gjermani do t’i fitojë Merkel, kurse Tramp do të humbë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ka qenë një moment që Vuçiç e shfrytëzoi për të bërë ironi: “Ja shikoni, ai e di. Unë nuk e di rezultatin. Ai e di!” tha Vuçiç me ironi për Ramën të cilin disa kohë më parë e quante “lider botëror”.

“Kur të vijmë të Moska, fol ti” ishte përgjigja e Ramës, që gjeti rastin për të ironizuar “dy dashuritë” e Beogradit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco