Kush e ka radhën pas gjyqtarit Fatos Lulo. Ja emrat

Kush e ka radhën pas gjyqtarit Fatos Lulo. Ja emrat

15:45, 23/03/2018
A+ Aa A-

Një zyrë 172 metra katrorë në rrugën e Durrësit, 100 mijë euro në bankë dhe një shumë prej 480 mijë dollarësh kanadezë kanë larguar nga detyra gjyqtarin Fatos Lulo, pjesë e trupës së Gjykatës Kushtetuese.

Alibia para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nuk bindi. 100 mijë eurot dhe zyra ishin dhuratë nga e motra tha gjyqtari, kurse 480 mijë dollarët i kishte marrë hua për një biznes në Kanada. Shpjegimi u rrëzua pas një verifikimi të dytë dhe Fatos Lulo u shkarkua nga detyra, duke u bërë kështu gjykatësi i parë që nuk kalon vetingun për shkak të pasurisë.

Megjithëse gjykatësi do ta apelojë vendimin, janë të pakta gjasat që ai të kthehet në detyrë.

Bashkimi Europian kërkon me forcë largimin e gjykatësve dhe prokurorëve të korruptuar nga sistemi i drejtësisë, duke kushtëzuar çeljen e negociatave me rezultate konkrete.

Deri dje kryeministri Rama fliste për 17 prokurorët dhe gjykatësit e dorëhequr për të shmangur vetingun, ndërsa sot ka një emër më shumë për t’i treguar rezultatet e vetingut. Madje Rama nuk e fshehu kënaqësinë për shkarkimin e Fatos Lulos duke i lëshuar një mesazh edhe kolegëve të tij, me shprehjen “s’keni parë asgjë akoma”.

është e qartë se sa më shumë afron data e vendimit për çeljen e negociatave, aq më shumë do të ngushtohen filtrat e vetingut.

Përballë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit pritet të kalojnë edhe 56 gjykatës dhe prokurorë të tjerë që kanë kandiduar për organet e drejtësisë. (shiko listën më poshtë)

Pjesa më e madhe e tyre janë edhe kandidatë për Këshillin e Lartë të Gjyqësorit, Këshillin e Lartë të Prokurorisë, Këshillin e Emërimeve në Drejtësi dhe Inspektori i Lartë i Drejtësisë.

Në garën për të qenë anëtarë të Këshillit të Lartë të Gjyqësorit kanë aplikuar 14 gjyqtarë, të cilët, para shqyrtimit në Kuvend, do t’i nënshtrohen vetingut. Ndërsa numri i aplikimeve për Këshillin e Lartë të Prokurorisë ka shkuar në 18 prokurorë.

Mes kandidatëve është edhe Kryeprokurorja e re e përkohshme, Arta Marku, prokurori që po heton çështjen Tahiri, Gentjan Osmani, dhe prokurori që arrestoi ish-Guvernatorin, Adrian Fullani, Ramadan Troci.

Ndërkohë, që në listën e anëtarëve të zgjedhur në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, është dhe ish-drejtoresha e Marrëdhënieve me Jashtë në Prokurori, Rovena Gashi, e cila u shkarkua nga Prokurorja Arta Marku.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit do të verifikojë pastërtinë e figurës, pasurinë dhe aftësitë profesionale për kandidatët që do të jenë pjesë e kupolës së re të sistemit të Drejtësisë, më pas rivlerësimi do të vijojë për gjyqtarët dhe prokurorët e tjerë të Shqipërisë. /Lapsi.al

GJYQTARET DHE PROKURORET QE PO I NENSHTROHEN VETINGUT

1. Altina Xhoxhaj Gjykata Kushtetuese (Kandidat/ Këshilli i Emërimeve në Drejtësi)

2. Bashkim Dedja Gjykata Kushtetuese

3. (i terhequr) Besnik Imeraj Gjykata Kushtetuese (Kandidat / Këshilli i Emërimeve në Drejtësi)

4. Fatmir Hoxha Gjykata Kushtetuese

5. ( i shkarkuar) Fatos Lulo Gjykata Kushtetuese

6. Gani Dizdari Gjykata Kushtetuese

7. Vitore Tusha Gjykata Kushtetuese

8. Xhezair Zaganjori Gjykata e Lartë

9. (i terhequr) Adriatik Lalla Prokuror i Përgjithshëm

10. Alma Brati Gj.Shk.I, Tiranë (Kandidat për Këshillin e Lartë Gjyqësor)

11. Artan Laze Gj.Shk.I, Tiranë (Kandidat për Këshillin e Lartë Gjyqësor)

12. Artan Zeneli Gjykata e Lartë (Kandidat për Këshillin e Lartë Gjyqësor)

13. Astrit Faqolli Gj.Shk.I, Tiranë (Kandidat për Këshillin e Lartë Gjyqësor)

14. Besim Trezhnjeva Gj. Apelit Durrës (Kandidat për Këshillin e Lartë Gjyqësor)

15. Bledar Abdullai Gj.Shk.I, Tiranë (Kandidat për Këshillin e Lartë Gjyqësor)

16. Brunilda Kadi Gj.Shk.I, Tiranë (Kandidat për Këshillin e Lartë Gjyqësor)

17. Brunilda Kasmi Gj.Shk.I, Tiranë (Kandidat për Këshillin e Lartë Gjyqësor)

18. Dritan Hallunaj Shk. I për Krimet e Rënda (Kandidat për Këshillin e Lartë Gjyqësor )

19. Ilir Toska Gj. Apelit Tiranë (Kandidat për Këshillin e Lartë Gjyqësor)

20. Manjola Xhaxho Gj.Shk.I, Tiranë (Kandidat për Këshillin e Lartë Gjyqësor)

21. Marcela Shehu Gj.Shk.I, Kurbin (Kandidat për Këshillin e Lartë Gjyqësor)

22. Medi Bici Gjykata e Lartë (Kandidat për Këshillin e Lartë Gjyqësor)

23. Nertina Kosova Apeli Krimet e Rënda (Kandidat për Këshillin e Lartë Gjyqësor)

24. Adriatik Cama Prokuroria Tiranë (Kandidat për Këshillin e Lartë të Prokurorisë)

25. Anila Leka Prokurori e Përgjithshme (Kandidat për Këshillin e Lartë të Prokurorisë)

26. Antoneta Sevdari Prokuroria Tiranë (Kandidat për Këshillin e Lartë të Prokurorisë)

27. Arben Dopallaj Prok. Apelit Shkodër (Kandidat për Këshillin e Lartë të Prokurorisë)

28. Arben Nelaj Prokuroria Tiranë (Kandidat për Këshillin e Lartë të Prokurorisë)

29. Arta Marku Prokuroria Shkodër (Kandidat për Këshillin e Lartë të Prokurorisë)

30. Besa Nikehasani Prok. Apelit Shkodër (Kandidat për Këshillin e Lartë të Prokurorisë)

31. Besnik Cani Prokuroria Elbasan (Kandidat për Këshillin e Lartë i Prokurorisë)

32. Besnik Muci Prok. Krimet e Rënda (Kandidat për Këshillin e Lartë të Prokurorisë)

33. Bujar Hoti Prokuroria Durrës (Kandidat për Këshillin e Lartë të Prokurorisë)

34. Dritan Prenci Prokuroria Kukës (Kandidat për Këshillin e Lartë të Prokurorisë)

35. Dritan Rreshka Prokuroria Tiranë (Kandidat për Këshillin e Lartë i të Prokurorisë)

36. Elison Sadiku Prokuroria Korçë (Kandidat për Këshillin e Lartë të Prokurorisë)

37. Gentjan Osmani Prok. Krimet e Rënda (Kandidat për Këshillin e Lartë të Prokurorisë)

38. Kostaq Beluri Prokurori e Përgjithshme (Kandidat për Këshillin e Lartë i Prokurorisë)

39. Luan Kaloçi Prok. Apelit Tiranë (Kandidat për Këshillin e Lartë të Prokurorisë)

40. Ramadan Troci Prokurori e Përgjithshme (Kandidat për Këshillin e Lartë të Prokurorisë)

41. Shpëtim Kurti Prokuroria Tiranë (Kandidat për Këshillin e Lartë i Prokurorisë)

42. Vat Staka Prokuroria Shkodër (Kandidat për Këshillin e Lartë të Prokurorisë)

43. Brikena Ukperaj Lubonja Gj. Apelit Vlorë (Kandidat / Këshilli i Emërimeve në Drejtësi)

44. Ervin Metalla Gj. Apelit Tiranë (Kandidat / Këshilli i Emërimeve në Drejtësi)

45. Fatjona Memçaj Prok. Apelit Tiranë (Kandidat / Këshilli i Emërimeve në Drejtësi)

46. Gentjan Medja Gj. Adm. Sh.I Tiranë (Kandidat / Këshilli i Emërimeve në Drejtësi)

47. Gentjan Trenova Prok. Apelit Tiranë (Kandidat / Këshilli i Emërimeve në Drejtësi)

48. Kastriot Selita Gj. Adm. e Apelit (Kandidat / Këshilli i Emërimeve në Drejtësi)

49. Rovena Gashi Prokurori e Përgjith. (Kandidat / Këshilli i Emërimeve në Drejtësi)

50. Admir Thanza Gjykata e Lartë

51. Ardian Dvorani Gjykata e Lartë

52. Artan Broci Gjykata e Lartë

53. Edmond Islamaj Gjykata e Lartë

54. Shkëlzen Selimi Gjykata e Lartë

55. Tom Ndreca Gjykata e Lartë

56. Artur Malaj Gj. Adm. e Apelit (Kandidat /Inspektor i Lartë i Drejtësisë)

57. Marsida Xhaferllari Insp. e Lartë e Drejtësisë (Kandidat / Inspektor i Lartë i Drejtësisë)

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Ladi24/03/2018 16:41

Jo vetem keta por te gjithe duhet te kalojne ne site . Pse duhet te mos kaloje Adriatik Llalla ? Per te mbuluar handutlleqet dhe pislleqet qe ka bere kur ka qene Prokuror i Pergjithshem dhe Kryeinspektor i ILKPD-se ? Perse ky duhet te shpetoje dhe te tjeret te ndeshkohen ? Ky nuk justifikon dot vetem makinen e se bijes , Lindjen e djalit ne Amerike me biletat e udhetimit qendrimit dhe te ushqimit ? Ky Adriatiku nuk justifikon dot jetesen dhe qendrimin e familjes se tij ne Gjermani, shkollimin e femijeve ne Shqiperi e Gjermani , udhetimet dhe pushimet me familjen ne Costa Smeralda ne Sardenje Korrik 2013, Dubai 2013-2014 etj.etj. Po ne Afrike cfare ka dashur Tik Kosi ? Do bente biznes dhe te investonte parate e perfitiara nga korrupsioni atje duke perdorur "deshmitare" te proceseve gjyqesore ! Emer shume i vecante eshte edhe Nr.26 e kesaj liste , Prokurore Antoneta Sevdari , kamikaze e Tikut, Nasip Nacos dhe politikes.Inxhinieri topograf Arben Sevdari megjithese ka bere falcifikime te medha atje ku ka punuar si privat (firma Gjoka etj) dhe ne shtet ne Agjensine e Legalizimeve, megjithese u kallzua nga KLSH ne Prokurorine e Tiranes , ju mbyll ceshtja pasi eshte burri i Netes, prokurores qe eshte shefe e Task Forces dhe te ben "gjemen". Kete gje e di mire Xhelal Mziu qe Prokurore Antoneta e arrestoi pasi firma Gjoka, ku punonte Arbeni humbi tenderin . Xhelali beri burg dhe mori pafajesine nga gjykata e Apelit , por Antoneten nuk e gjeti asgje. Po keshtu ishte Antoneta qe arrestoi 8 punonjes te AMLF ne Priill - Maj 2015 por keta moren pafajesine dhe Antoneten nuk e gjeti asgje ! Shikoni dhe do te cuditeni se Neta nuk pyet per Kodin e Procedures Penale , pasi Prokurore Antoneta i ben vete Kodet dhe Ligjet, pasi keshtu e ka urdherin dhe ben cfare i thone dhe jo cfare eshte. Ishte kjo Antoneta qe mbylli ceshtjen e Damian Gjiknurit dhe Alma Hickes pasi zoti Minister nuk mund te hetohet. Antoneta a do te paguash te gjitha detyrimet e arrestimeve personave qe ke kerkuar dhe te cilet kane fituar proceset gjyqesore ? Prokurore Antoneta, perse duhet te paguajne taksapaguesit Shqiptare per demin ekonomik qe ti ke shkaktuar ndaj Buxhetit te Shtetit ? Antoneta duhet te paguash ti personalisht dhe familja Jote veprimet e papergjegjeshme qe ke kryer . Prania jote mban shume ere dhe menderos sistemin e drejtesise !

Shto koment

Denonco